Noka: Shmangen si gjithmonë “kokat” kryesore të lidhura me Edi Ramën

0
153

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka i ftuar në studion e Ora News, tha se dosja për mega operacionin që çoi në pranga 27 persona, është shmangur sipas tij, “peshku i madh”, kryebashkiaku u Durrësit, Vangjush Dako.

Noka tha se njësoj si operacioni i Xibrakës apo ai i kapjes së 613 kg kokainë në Maminas, ka shmangur “kokat” kryesore të lidhura sipas tij me Edi Ramën.

Arrestimet e 24 orëve të fundit janë pjesë e të njëjtës dosje penale për të cilën Lulzim Basha akuzoi Vangjush Dakon në nëntor 2017 se ishte kapur në përgjim me kriminelët për të blerë vota. Gjatë intervistës për Ora News, deputeti Flamur Noka tha se “Procedimi penal për Vangjush Dakon mban numrin 339/2016. Në bazë të kësaj dosje, 339/2016 është bërë arrestimi i personave pasditën e së dielës. Policia, qëllimisht e ka fshehur numrin e procedimit penal, në mënyrë që mediat të mos lidhin këto arrestime me akuzën që Lulzim Basha ka bërë 1 vit më parë për Vangjush Dakon.”- tha Flamur Noka.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here