Ministri Xhafaj paralajmëron arrestime të tjera. Vallë a do të jetë Tahiri???

0
182

 

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka reaguar përmes një postimi në Twitter për operacionet dhe arrestimet e dy ditëve të fundit.

Ministri Xhafaj thotë se forca e ligjit do vazhdojë dhe ky nuk është show, por betejë reale me krimin.

Ministri ka paralajmëruar gjithashtu se të tjera goditje e rezultate do ketë së shpejti. Para tre ditësh ai paralajmëroi në një konferencë shtypi me drejtorin e përgjithshëm të policisë gjermane se “mbani telefonin hapur, se do të keni lajme!”. Lajmet nuk po ndalojnë, pasi nga një arrestim te tjetri po vijon Policia e Shtetit.

Një aksion masiv i forcave të specializuara të Policisë së Shtetit ka filluar dhe duket se do të kemi të surpriza në luftën ndaj të “fortëve” në Shqipëri. Por edhe në fushën e politikës mësohet se prokuroria në bashkëpunim me policinë po hetojnë për arrestime VIP.

Forca e Ligjit do të vazhdojë. Ky s’është show, por betejë reale me krimin e organizuar. Kemi ngritur institucione që po forcohen çdo ditë. Bashkë me agjencitë ligjzbatuese & partnerët ndërkombëtarë. Forca e Ligjit s’ndalet nga askush. Të tjera goditje e rezultate së shpejti“- ka shkruar Xhafaj.

Nga burime në prokurorinë e Krimëve të Rënda mësohet se po bëhet gati fletë arresti për një ministër të rëndësishëm të PS, por që për momentin ka kaluar “i pavarur”. Pikëpyetja e madhe mbetet se pse arrestimin e ish-ministrit të PS prokuroria kërkon ta shoqërojë edhe me arrestimin e dy ish-ministrave të opozitës? Për ballancim politik apo dosjet e tyre i kompromentojnë në korrupsion?

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here