Kapen ‘peshqit e vegjël’ që të mbulojnë të mëdhenjtë. Paloka: Rama po shpëton ‘Derrin Maç’

0
152

Nënkryetari i PD-së Edi Paloka duke marrë shkas nga ndalimet e fundit të zyrtarëve e ish-zyrtarëve të institucioneve publike si dhe goditjen e grupeve kriminale, theksoi se Rama po tenton që të heqë vëmendjen nga vetja. I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ Paloka tha se po kapen ‘peshqit e vegjël’ që të mbulojnë të mëdhenjtë. Po ashtu ai foli edhe për një dosje përgjimi që është që prej 2016-ës në Prokurori, ku implikohet sipas tij kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako që sipas opozitës flet me eksponentë të krimit për shit-blerje votash. Paloka tha se kjo dosje po tentohet të fshihet.

“Prokuroria që e kemi akuzuar si të njëanshme dhe të kapur nga Rama, po godet persona të lidhur me pushtetin, me PS. Pra në pamje të parë kemi të bëjmë me një akt që duhet të duartrokitet. Por në fakt nuk është ashtu. Është dosja në prokurori që mban numrin 339, e vitit 2016. Është kjo dosje që kanë nisur përgjimet e Dakos. Nuk janë të njëjtat çështje. Kjo dosje u denoncua nga zoti Basha dhe më pas ka pasur u dërgua padia nga Dako në gjykatë për kryetarin e PD, ku ai e akuzoi për shpifje. Hilja që ka bërë këtë herë prokuroria është se e ka fshehur këtë dosje”, tha Paloka. Po ashtu ai tha se ka edhe emra ministrash të përfshirë në përgjime, që sipas tij janë Gjiknuri dhe Ahmetaj.

“Gjiknuri dhe Arben Ahmetaj dalin në komunikime me elemente kriminal në shitja-blerjen e votave. Kanë dosje të tjera, nuk është e njëjta dosje. Bëhet fjalë për zgjedhjet e 2017-ën. Janë të faktuara. Shpërthimi i kësaj dosje nuk vjen as nga vullneti e dëshira e Ramës. Është DEA dhe Gjermania që erdhi dhe e detyroi këtë qeveri që të veprojë. Rama po përpiqet që të shpëtojë kokat. Kjo beteje e Ramës bëhet për të shpëtuar këta elementë që përmendja dhe veten e tij. Historia e kësaj dosje nuk ka mbaruar. Ata që e kanë nxitur këtë dosje, s’kanë mbaruar punë. Ka një bazë amerikane sigurie në gjermani ku shumë deputetë, kanë zhvilluar kurse ku jepet edhe informacion. Që prej 2015-ën kam qenë aty, ku flitej për kthim të Shqipërisë në nyje të kokainës”, theksoi ai. Teksa u ndal tek fakti se cili do të jetë fati i Dakos në këto zgjedhje, Paloka tha se Rama mund të dojë që ta bëjë sërish kryebashkiak.

“Kjo është çështje për Ramën. Dhe jo vetëm kandidat, por ai e bën edhe kryetar bashkie. Me këtë mënyrë Dako e ka të sigurt fitoren. Pse mendoni se kjo është luftë ndaj Dakos? Jo nuk është kështu”, tha demokrati.

Mes të tjerash ai u ndal edhe tek padia që do të bëjë për komisionin “Tahiri”. “Padia është gati për komisionin “Tahiri”. Ku ta dorëzosh padinë?! Këtu në çdo moment plas nga një skandal. Fillojnë dhe duken këto skandalet e tjera si lodra. Kur luan 5 katësh, të gjithë duan të shpëtojnë derrin. Edhe Rama këtë po bën, po heq ca të tjerë, që të shpëtojë ‘derrin maç’, veten”, përfundoi Paloka.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here