Gazetari: I perfshire dhe nje deputet,Do kerkohet heqja e imunitetit..

0
318

Gazetari i kronikës në Ora News, Trashëgim Sokolaj ka ‘zbërthyer’ deklatarën e kryeministri Rama, i cili paralajmëroi se të martën do të kryhen disa arrestime, pa dhënë më shumë detaje.

I ftuar në emisionin ‘360 gradë’, ai pohoi se mes të arrestuarve mund të jenë edhe deputet, për të cilët do të kërkohet fillimisht heqja e imunitetit, siç e parashikon ligji.

“Me sa duket kryeministri merr dijeni për shkak të detyrës. Mund të them se nesër [e mërtë] ose në ditët në vazhdim, mund të ketë arrestime ose kërkesa që do ti drejtohen parlamentit për heqjen e imunitetit të ndonjë deputeti”, u shpreh ai, duke dhënë detaje edhe për operacionet e ditëve të fundit.

“Hetimi ka filluar me 28 dhjetor të vitit 2016, ndërsa më kanë thënë se hetimi u vonua nga disa episode surprizuese, si: Deklarimet dhe provat që ka dhënë Arbër Çekaj në Gjermani, ndërsa elementi tjetër ka qenë laboratori në Has.  Policia ka lejuar një sasi droge të lëvizë nga Hasi në Durrës dhe deri tani janë leshuar 44 urdhër arreste”, përfundoi ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here