Berisha plas ‘bombën’ flet me emra: Dosjet e ardhura nga Gjermania dhe Italia ka regjistrime që provojnë lidhjet e Ramës….

0
1144

 

Ish-kryeministri Berisha ka reaguar në lidhje me aksionin e policisë ditën e djeshme ku u arrestuan njerëz të njohur të botës së krimit, përfshirë dhe dy ish-deputetë të Partisë Socialiste.

Berisha thotës e Gjermania dhe Italia kanë qindra regjistrime për kryeministrin Rama, Vangjush Dakon por edhe ministra deputetë dhe komisarë policie.

“Gjermania dhe Italia shkaterrojne banden e partise siçiliste dhe te Norieges ne Shqiperi!”, shkruan Berisha.

Ish-kryeministri thotës e në dosjet e ardhura nga Gjermania dhe Italia ka regjistrime që provojnë lidhjet e Ramës dhe ministrave të tij me “banden e famoze te trafikut te droges Avdylaj dhe narkoklanin Ndokaj”.

Postimi i plotë:

Qindra kilometra regjistrime per Ramen, Gjushin, ministra, deputete dhe narkokomisare, etj etj!

Gjermania dhe Italia shkaterrojne banden e partise siçiliste dhe te Norieges ne Shqiperi!

Te dashur miq,agjensite e zbatimit te ligjit te Gjermanise dhe Italise goditen banden e famshme elektorale te qeverise, Avdylaj, klanin kriminal Ndoka te Lezhes te lidhur ngushte me Ramen, Gjushin, dy ministrat e Gjushit ne narkokabinetin Rama, ndrikull Nikollen e deputetin Ndreu si dhe 18 narkokomisare, narkooficere policie etj, etj. Ne dosjet e ardhura nga Italia dhe Gjermania ka qindra kilometra regjistrime bisedash qe provojne lidhjet koke e kembe me banden e famoze te trafikut te droges Avdylaj dhe narkoklanin Ndokaj te vet Norieges, Gjushit, dy ministrave te Gjushit ne narkokabinetin Rama, ndrikull Nikolles, deputetit Ndreu, si dhe 18 narkokomisareve dhe narkopoliceve te narkopolicise.

Duke shprehur mirenjohjen per te gjithe ndihmen e çmuar te agjensive te vendeve partnere dhe denuar me force dekonspirimet e ketyre operacioneve nga narkokomisare dhe narkoqeveritare, denoj gjithashtu mbrojtjen qe po i behet kupoles politike te klaneve te goditura dhe lidhjeve te tyre me nivelet me te larta te politikes. sb

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here