Berisha ironi me thirrjen e Ramës: “Meduza e krimit dhe trafiqeve në Shqipëri”

0
157

Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar ashpër pasardhësin e tij Edi Rama, duke e cilësuar këtë të fundit si ‘meduza e krimit dhe trafiqeve në Shqipëri’. Përmes një statusi në ‘Facebook’ Berisha ka komentuar thirrjen e Ramës ku shprehte shqetësimin e tij tek socialistët pas ndalimeve të fundit të zyrtarëve e ish-zyrtarëve të institucioneve publike.

“Kemi ca drejtore legena që po na nxijnë fytyrën me korrupsion e keqmenaxhim”, iu ishte drejtuar Rama deputetëve në mbledhjen e grupit të PS-së, deklaratë të cilin e ka komentuar Berisha. Sipas Berishës, “për të të marrë dikush fytyrën duhet të kesh fytyrë”.

REAGIMI I BERISHËS

Krimi eshte fytyra e vetme e Kallam Deshtakut, kreut te meduzes te krimit dhe trafiqeve ne Shqiperi!
Te dashur miq, pas goditjes nderkombetare te bandes se qeverise te lidhur me nje mije fije me vet Ramen, Gjushin, dy ministrat e Gjushit ne qeveri, ndrikull Nikolles dhe ish polic banditit Ndreu etj etj, Rama deklaroi per te arrestuarit se po na e marrin fytyren?!
Miq, per te te marre dikush fytyren duhet te kesh fytyre, kurse duke filluar nga Rama dhe e gjithe organigrama partiake dhe shteterore e mazhorances aktuale fytyre te vetme ka krimin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here