Tashmë Luana e pranoi lidhjen me Krenar Çoçajn…

0
199

Luana Vjollca prej kohësh tashmë përflitet për një lidhje me Krenar Çoçajn. Ata shpesh janë parë të shoqëruar bashkë, në të njëjtat ambiente. Por pavarësisht kësaj, Luana kurrë nuk e ka pranuar që ka një marrëdhënie dashurore me Krenarin. Madje në një puntatë të emisionit të saj, ajo tha se dëshiron që jeta e saj “të mbetet private”.  Por kësaj rradhe, pra në puntatën e fundit, moderatoren e tradhtoi vetja.

I ftuar të shtunën që shkoi në “Shiko Kush Luan” ishte Robert Berisha. Ai është bërë pjesë e spektaklit “Dance With Me” në Tv Klan, e për këtë është zhvendosur në Tiranë. Gjatë emisionit, Roberti po fliste hapur për marrëdhënien në distancë dhe vështirësitë që ka tashmë me Norën dhe vajzën. Kjo për shkak të angazhimit të Robertit ku i duhet të qendrojë shumë kohë në kryeqytet. Megjithatë ai u shpreh që në fundjavë, pas provave të spektaklit ai shkon të takojë familjen në Kosovë.

“E di ta besoj, ta qaj hallin,” ndërhyn Luana. Dihet që Krenari jeton në Kosovë, dhe njësoj si Roberti e Nora në këtë moment, ata e vuajnë gjithë kohës lidhjen në distancë.

A mund të themi tashmë që Luana e pranoi lidhjen?

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here