Skënderbeu në krye zgjat vetëm pak orë, Partizani rimerr kryesimin, fitore me Luftëtarin

0
162

Partizani rimerr kreun e superliges pasi e ndau endin e parë vetëm për pak orë me Skënderbeun. Kryeqytetasit fituan 2-1 ndaj luftëtarit në stadiumin “Selman Stërmasi” në një ndeshje ku morën fillimisht epërsinë me golin e Mensah, episod që u kontestua nga gjirokastritët për një faull.

Para pushimit, Shkurtaj barazoi rezultatin. Grinta e Partizanit u duk më shumë se kurrë në pjesën e dytë pasi vendasit ushtruan presion edhe pse avantazhin e morën përmes penalltisë së fituar nga Mala dhe të ekzekutuar nga Telushi. Ky i fundit një nga më të mirët në fushë, nuk e kurseu në një moment as arbitrin në një ndërhyrje që krijoi një situatë komike. Me këtë fitore, partizani kryeson me 2 pikë më shumë se Skënderbeu.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here