Nga rënia e flokëve, deri te dobësimi i trurit. 7 shenjat kur trupi juaj ka Urgjencë për proteina

0
445

Nëse jeni tip që shmang karbohidratet dhe yndyrat, pjesë e tyre janë edhe proteinat. Kohët e fundit, proteina është kthyer në jetësore për organizmin. Por sipas një studimi të ri, rezulton se, më shumë se 90 për qind prej nesh, nuk dinë sa duhet për të. Çfarë ndodh me ju, nëse nuk hani proteina? Një studiues amerikan, ka nxjerrë në pah 7 pasoja që ju vijnë, nëse nuk konsumoni sa duhet proteina.

Ju keni neps për ushqime të ëmbla ose të kripura

Image

Proteina mban nën kontroll nivelet e kripës dhe sheqerit në gjak. Për këtë arsye, nëse ju shpesh keni neps për të ngrënë shumë gjëra të ëmbla ose të kripura, kjo ndodh si shkak i mungesës së proteinave.

Keni muskuj të dobët

Image

Që muskujt të funksionojnë siç duhet, ju duhet të konsumoni proteina. Nëse nuk hani shumë proteina, trupi juaj nuk do të ketë zgjidhje tjetër, veçse të dëmtojë muskujt. Pa proteina të mjaftueshme, trupi do të marrë më shumë kohë për të rikuperuar muskujt e dëmtuar. Mund të keni dhe dhimbje.

Po ju bien shumë flokët, ose nuk kanë shkëlqim

Image

Dihet që flokët kanë nevojë për proteina. Ndoshta nuk është shumë e rëndësishme për ju, por nëse lëkura e thonjve dhe flokët nuk kanë shkëlqimin që doni, bëni mirë të konsumoni më shumë proteina.

Sistem imunitar i dobët

Image

Sëmureni shpesh? Epo kjo vjen si pasojë dobësimit të sistemit imunitar dhe për pasojë mungesës së proteinës.

Ju errësohet shikimi dhe mpihet truri

Image

Nuk mund të përqendrohesh? Fajin e ka dreka juaj. Mungesa e proteinave, mund të çojë në humor të ulët, përqendrim të dobët dhe zvogëlim të vëmendjes. Mund të keni edhe mosbalancim të sheqerit në gjak dhe mund t’ju bjerë tensioni.

Gjumë i varfër

Image

Pa proteina të mjaftueshme, prodhimi i hormoneve është i komprometuar dhe do të shkaktojë çekuilibrime, që do të ndikojnë, në cilësinë e gjumit. Tryptopani është një aminoacid thelbësor, që ndihmon për të nxitur gjumin dhe ngrënia e një ushqimi me proteina, pak para se të flini, do t’ju bëjë të flini rehatshëm.

Stresi

Image

Mungesa e proteinës ndikon edhe në gjendjen tuaj mendore. Dhe stresi është një nga pasojat e rënda të mungesës së saj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here