Arreston 12 persona, për drejtim mjeti në gjendje te dehur dhe pa patentë

0
128

Si çdo fundjavë, edhe mbrëmjen e kaluar shërbimet e Policisë Rrugore vijuan patrullimin në kryeqytet, për kontrollet në funksion të parandalimit të aksidenteve rrugore dhe verifikimit të kundravajtjeve administrative që janë rrezik për ngjarje rrugore.

Kështu pavarësisht shtimit të punonjësve të Policisë, por edhe kontrolleve të shpeshta, sërish evidentohen ende shumë drejtues mjetesh, që abuzojnë duke drejtuar në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Edhe mbrëmjen e kaluar Policia rrugore ka evidentuar dhe arrestuar 9 persona për drejtim mjeti në gjendje të dehur, si dhe 3 të tjerë, të cilët nuk ishin të pajisur me lejen përkatëse të drejtimit.

Gjithashtu janë pezulluar plot 69 leje drejtimi, 39 nga të cilat për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 30 të tjera, për tejkalim të normave të shpejtësisë.

Policia Rrugore ka njoftuar gjithashtu se ka marrë rreth 120 masa administrative me gjobë, për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor, si dhe ka ndaluar disa mjete për mosshlyerje të detyrimeve administrative.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here