Ardit Gjebrea preket gjatë emisionit: Nuk di a do mësohem dot me mungesën tënde…

0
192

Nuk di a do mësohem dot me mungesën tënde…’

Përmes këtyre fjalëve prekëse, Ardit Gjebrea njoftoi se nëna e tij, Meriopi kishte ndërruar jetë mëngjesin e katër gushtit.

Gjatë emisionit të së dielës, në rubrikën “Kam një mesazh për ty”, Arditi u bë dëshmitar i një përqafimi të ngrohtë mes një nëne dhe vajzës në studio.

Dhe moderatori nuk e fshehu dot faktin se u ndje xheloz për këtë përqafim.

“Të kam zili që përqafove mamin. Nuk e kanë të gjithë këtë fat” – u shpreh Arditi.

Rastësisht gjyshja e vajzës, e cila ishte e ftuara e rradhës, kishte qënë mikeshë e të ndjerës, pasi kishin punuar në të njëjtin profesion.

“Unë kam qënë shoqe me mamanë tuaj se ka qënë arsimtare. Dhe më kujtohen fjalët që ju thatë, a do të mësohemi dot me mungesën e njerëzve që nuk janë më” – tha gjyshja.

“Është e vështirë të mësohesh dhe besoj se nuk do të mësohesh kurrë dhe dhimbja do të jetë aty. Por familja ime, bashkëshortja, vajza e djali si dhe familja e madhe e së dielës ma lehtësojnë dhimbjen që kam, sepse unë nuk kam më në jetë as nënën e as babin.” – tha Ardit Gjebrea.

Image

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here