Abuzim apo cmenduri rilindjeje. Nje miliard leke per stadium ne Burrel

0
186

Ne nje vend si Shqiperia ku varferia eshte ulur kembekryq dhe njerezit mezi a dalin te ushqehen, rilindja vazhdon cmendurite e saj me dhenie fondesh per sportin.

Duke qenë se, vitin e ardhshëm kemi zgjedhjet lokale, Rira ka premtuar që të investojë në futboll. Pavarësisht se skuadra e qytetit, Domosdova është shkrirë dhe militon në kategoritë amatore, ajo ka investuar plot 1 miliadë lekë për të bërë një stadium bashkëkohor në qytetin e vogël të Prrenjasit.

Tpz.al ka siguruar dokumentet e këtij tenderi që ka hapur bashkia e Prrenjasit, me objekt “ndërtim i fushës së re të sportit, qyteti Prrenjas”. Fondi për këtë projekt është plot 825.445.780 lekë të vjetra pa TVSH. Por, po t’i shtojmë edhe TVSH-në, shuma shkon plot 1 miliardë lekë të vjetra. Një shumë e konsiderueshme, që mund të ishte investuar në çerdhe, kopështe, shkolla apo qendra shëndetësore në atë qytet, i cili është një nga më të varfrit në Shqipëri.

Në dokumentet që disponon Tpz.al thuhet se stadiumi do të ketë tribunën kryesore të mbuluar, madje do të jetë me drita. Ai do të jetë “model anglez”, pra me tribuna ngjitur me fushën e futbollit. Nisur edhe nga projekti, stadium ngjason me “Arenën Kombëtare” në Tiranë, por veçse pa kullën! Në dokumente thuhet se projekti duhet të përfundojë brenda 6 muajsh, çka shton dyshimet se bëhet veçse për qëllime elektorale të zonjës Miranda Rira.

Në dokumente, bashkia thotë se stadiumi do të ketë dhoma të mira zhveshje, me të gjitha kushtet, madje edhe sportdashësit dhe tifozët e skuadrës do të kenë mundësi të ndjekin lojën e skuadrës në kushte të denja për ta. Mësohet se tribuna kryesore do të jetë e mbuluar, ndërsa janë parashikuar 420 vende të ulura dhe 70-80 vënde në këmnbë. Dalja e lojtarëve do të bëhet në pjesën qendrore të tribunës, madje do të ketë edhe një vend për gazetarët. Pra, Rira ka parashikuar apo premtuar që skuadrën e futbollit të ngjisë në Superligë.
Tashmë, me gjithë këto investime na mbetet veçse të presim, për të parë pas disa vitesh Domosdovën në Supërligë!

Marre nga Te paekspozuarit

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here