Standard.al

Zjarr i madh në Nikël

0

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë pasditen e sotme në malin e fshatit Vrijon të njësisë administrative në Nikël në rrethin e Krujës.

Zjarri ka rënë në një zonë që është me shkurre, çka ka bërë që flakët të përhapen me shpejtësi.

Për shkak të terrenit të vështirë zjarrfikësja e Krujës dhe pse është në vendin e zjarrit nuk ndërhyn dot për të shuar apo lokalizuar flakët.

Deri më tani mësohet se janë djegur rreth 5 hektarë, ndërsa zjarri dyshohet se është i qëllimshëm.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.