Votimi në Maqedoni, Reagon Basha: Proces që do të na bashkojë edhe si aleatë…

0
113

Një ditë më parë Kuvendi i Maqedonisë siguroi votat për të miratuar nismën për ndryshimet kushtetuese, që i hapin rrugë kështu ndryshimit të emrit nga Republika e Maqedonisë në Republika e Maqedonisë së Veriut, e po ashtu edhe rrugën drejt integrimit euroatlantik të fqinjit tonë. Në Kuvend votuan pro 80 deputetë, sa 2/3-tat e nevojshme për ndryshime kushtetuese.

Në lidhje me këtë votim ka reaguar edhe kreu i PD-së Lulzim Basha i cili shprehet se e gjithë ky proces që do të na bashkojë edhe si aleatë rreth vlerave të përbashkëta euroatlantike.

“Mbrëmë parlamenti i Maqedonisë i hapi rrugën ndryshimeve kushtetuese që mundësojnë anëtarësimin e saj në NATO. Përzemërsisht përshëndes këtë hap dhe ndryshimet e pritshme kushtetuese, proces që do të na bashkojë edhe si aleatë rreth vlerave të përbashkëta euroatlantike.”, shprehet Basha.

Por 8 deputetët që votuan pro nismës për ndryshimet kushtetuese për ndryshimin e emrit të Maqedonisë janë përjashtuar nga partia VRMO-DPMNE .

“Tetë deputetë të opozitës kanë tradhëtuar dëshirën e qytetarëve pasi ata janë kushtëzuar dhe kërcënuar. Ju janë ofruar edhe para. Desha t’i falemnderoj deputetët që nuk ranë preh të kërcënimeve dhe kushtëzimeve. Jo të gjithë pranuan frikë. Unë nuk mund t’i arsyetoj ata që ikën nga rruga e Maqedonisë”, theksoi Mickoski, lideri i VMRO-DPMNE-së.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here