Standard.al

Vasili: Unë jam me Michele Placidon dhe jo me shqipen e sakatuar të shkollëpaktit

0

Kreu i deputetëve të LSI-së Petrit Vasili ka përshëndetur deklaratën e aktorit të madh Italian Michele Placido i cili e konsideroi shëmbjen e godinës së Teatrit Kombëtar si një akt barbar.

Vasili I krahasoi deklarimet e Placidos me ato të kryeministrit Rama të cilin ai e cilësoi si “një sharlatan të mjerë në logjikë, të trashë në argumentim dhe bajat në shqipen e tij të varfër.

Postimi i Petrit Vasilit   

Une jam me Michele Placidon dhe jo me shqipen e sakatuar te shkollepaktit.

I madhi Michele Placido foli per Teatrin tone Kombetar dhe tha
“Shembja e kësaj godine do të ishte një akt barbar që do të shkonte kundër historisë së vendit tuaj, megjithëse nuk besoj se qeveria shqiptare do ta ndërmarrë një hap të tillë”.
Placido e konsideron si një mision mbrojtjen e kësaj ndërtese dhe shton:
“Një vend nuk mund të ndërtohet duke shkatërruar ndërtesat e vjetra kulturore, sepse nuk është kjo mënyra se si ti i prezantohesh Evropës. Nuk mendoj se do ta bëjë këtë gabim qeveria shqiptare, sepse do të shkatërronte një pjesë të kulturës shqiptare.”

Por ja cfare thote shkollepakti Rama ne studion e Canit:

Rama: Teatri do ndërtohet … nuk kam ndërruar mendje
Rama: Unë kam pyetur shumë vite përpara arkitektë të ndërtimeve të ndryshëm dhe ekspertë të fushës së trashëgimisë, nga ata seriozët, dhe s’kam dëgjuar një të më thotë kjo duhet ruajtur dhe duhet mbajtur.”

Gjykoni vete se cfare sharlatani kemi ne krye te qeverise,te mjere ne logjike,te trashe ne argumentim dhe bajat ne shqipen e tij te varfer si nje perzierje mendimesh moçalore qe kuterbojne boshllek idesh dhe horizonti.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.