Standard.al

Denoncimi i modeles së “Victoria’s Secret”: Na detyronin të vdisnim urie

0

Firma ‘Victoria’s Secret’, mban një prej sfilatave më të pritura në botë çdo vit, sidomos për shkak të të brendshmeve që vishen nga modelet më të bukura në botë.

Por modelja Bridget Malcolm, e ka sulmuar ashpër kompaninë e modës, në blogun e saj.

“Ky moment i vitit është interesant për mua. Është periudha kur modelet nisin të stërviten fortë dhe hanë gjithnjë e më pak. Duke rimenduar kohën e kaluar në atë show, bëhem shumë keq. Gënjeja veten se isha e shëndetshme, kur në fakt nuk përfaqësoja veten”, thotë ajo, në publikimin e bërë më 17 tetor.

Më tej shton se fakti që shkëlqeu është se nga presioni detyroheshin “të vdisnin urie”, shkruan noa.al.

Por tashmë që është shkëputur nga ‘Victoria’s Secret”, ajo thotë se “bukuria nuk është të qenit nën peshë”.

Bridget sfiloi për ‘Victoria’s Secret’ në vitin 2015 në New York dhe në 2016 në Paris.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.