Standard.al

Dënohet me 25 vite burg bosi shqiptar i kokainës, emri …

0

Nëntëmbëdhjetë anëtarë të një organizate kriminale në Angli e përfshirë në trafikun e kokainës është dënuar me 165 vite burg në total. Erald Mema koka e kësaj organizate u dënua me 25 vite burg. Mema drejtonte operacionin e trafikut të drogës përmes telefonit edhe kur ishte në Shqipëri,

Erald Mema i konsideruar nga policia angleze si koka i një grupi kriminal i përfshirë në trafikun e kokainës është dënuar me 25 vite burg. 33-vjeçari shqiptar i cili jetonte në qytetin e Oksfordit prej vitit 2003 u gjet fajtor nga gjykata për dy akuzat që lidheshin me konspiracionin e shitjes së drogës të klasit A.

Jurisë nga publiku në këtë proces gjyqësor iu desh vetëm 12 minuta për ta gjetur fajtor Erald Memën për akuzat që kishte ngritur prokuroria. Policia angleze thotë se Mema ishte kreu një organizate kriminale e përbërë nga 19 persona që të gjithë të arrestuar të cilët përmes një rrjeti korrierësh transportonin dhe shisnin kokainën në të gjithë Anglinë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.