Ngacmime seksuale te Medreseja, nisin hetimet…

0
168

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë pritet që shumë shpejt të nisë hetimet lidhur me akuzat se në Medresenë “Alauddin” ka pasur ngacmime seksuale ndaj nxënëseve.

Lajmin për Radion Evropa e Lirë e ka konfirmuar zëvendës-kryeprokurori i Prishtinës, Ibrahim Berisha.

“Së shpejti fillojnë hetimet për këto akuza. Ky është një rast me prioritet për Prokurorinë”, ka thënë Berisha.

Akuzat për ngacmime seksuale i ka ngritur teologu Emin Bajrami, i cili pretendon se në ngacmime seksuale janë përfshirë dy profesorë të Medresesë.

Në një reagim para disa ditësh Medreseja ka thënë se këto “janë shpifje e gënjeshtra”.

Ndërkohë, Bashkësia Islame ka thënë se është e gatshme të bashkëpunojë me organet hetuese.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here