Ja plani që Ioana Dungler ka për Kopshtin e “ferrit” në Fier…

0
153

 

Gjendja e kafshëve të egra në Fier në një park privat ishte tronditëse, ndërsa autoritetet u vunë në lëvizje pas shkrimit të britanikes ‘Daily Mail’ ku fotografi që kishte shkrepur fotot, theksonte se këto ishin kushtet më të këqija që kishte parë ndonjëherë.

E ftuar në ‘Fax News’, Ioana Dungler, drejtoreshë e Departamentit të Kafshëve të Egra “4 Paws”, tha se është e vështirë të kujdesesh për kafshët e egra, dhe shumë pak kafshë jetojnë në kushtet e duhura.

Referuar rastit tronditës të Fierit, Dungler tha se këto kafshë do të shpëtohen me mbështetjen e autoriteteve.

 “Ato do të shpëtohen me mbështetjen e plotë të autoriteteve. Neve nuk jemi institucion që i shpëtojmë praktikisht, ne jemi OJF, organizatë që mbron kafshët dhe ne vëmë në dijeni autoritetet, por nuk kemi kompetencat për t’i shpëtuar”, tha drejtoresha.

Ioana Dungler u shpreh se subjekti që kishte në posedim këto kafshë në Fier ishte I palicensuar.

“Ata nuk kanë leje për këtë, posaçërisht leje për kafshët e egra, shpresoj që nuk do të shfaqet licenca si me magji. Nuk ka asnjë shans që këto dokumente të plotësohen për 7-8 ditë. Prandaj autoritetet kanë të drejtë për ta konfiskuar këtë biznes dhe këto kafshë t’jua japë organizatave”, u shpreh ajo.

E pyetur nga gazetarja Armela Ferko se ku do të dërgohen këto kafshë, ajo deklaroi se organizata ka një plan shumë të mirë, por fillimisht do të dërgohen në kopshtin zoologjik të Tiranës për ta marrë veten pasi janë në gjendje shumë të keqe fizike për të udhëtuar jashtë.

 “Po ne kemi bërë një plan shumë të mirë, afatshkurtër dhe afatgjatë, ne duam të marrim kafshët e egra si luanët, dhe t’i çojmë në zona të mbrojtura. Duhen shumë dokumente, shume shkresa, kështu që kemi bashkëpunim me kopshin zoologjik të Tiranës ku do të mbahen për një kohë të shkurtër dhe do të na ndihmojnë në plotësimin e dokumenteve, por siç e patë kafshët kanë nevojë të ushqehen, nuk janë në gjendje të përballojnë një udhëtim të gjatë 2-javor pasi janë shumë të lodhura. Ideja është që të vendosen në kopshin zoologjik sa të vijnë në formën e duhur fizike, dhe pastaj kemi një qendër shpëtimi për të gjitha kafshët, dhe do t’i sistemojmë diku, e kemi një plan”, tha ajo.

Në lidhje me kopshtin zoologjik të Tiranës, ku nuk kanë munguar shpesh kritikat për gjendjen e tij, Dungler u shpreh se po bëhen përmirësime në këtë kopësht pasi dihet që “nuk është më i miri”.

 “Edhe kjo ishte një dilemë sepse e dimë që kopshti zoologjik i Tiranës nuk është më i miri por po ecën drejt përmirësimit të kushteve për mirëqënien e kafshëve”, tha ajo ndër të tjera.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here