Itali/ Humb jetën shqiptari duke shkuar në punë (Emri)

0
162

Mediat italiane kanë raportuar ditën e sotme se një shqiptar ka humbur jetën.

Viktima, është 61-vjeçari Ibrahim Falli, i cili ka jetuar në Giglio, Veroli, prej më shumë se 20 vjetësh, raporton media lokale “ciociariaoggi.it”.

Trupi i pajetë është transportuar në spitalin “Spaziani” të Frosinone-s në dispozicion të autoriteteve gjyqësore.

Dyshimet janë se, teksa ishte nën drejtimin e makinës për të shkuar në punë, rreth orës 8, ka pësuar infarkt në rrugën “Mària” në Veroli duke humbur jetën, e më pas mjeti i tij është përplasur me makina të tjera.

Alametet e dhëna te autoritete çuan në vendngjarje ekipet e ndihmës së shpejtë, por shumë vonë për 61-vjeçarin, zemra e të cilit kishte pushuar së rrahuri.

Capture

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here