De Biazi: Ançeloti trajner ekspert, më ka habitur me stilin e lojës

0
185

Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare , Xhani De Biazi, ka analizuar startin sezonal të bërë nga skuadra e Napolit, me 62-vjeçarin që sheh te Karlo Ançeloti armën e fortë të sivjetshme: “Të jesh në duart e një trajneri ekspert si Ançeloti, të lejon që të stërvitesh dhe të luash i qetë dhe i kthjellët, pasi vendos ai për gjithçka duhet.

Ajo që më ka habitur më shumë në këtë fillim është se sa shpejt Karlo ka ndërruar stil loje, duke afruar Insinjen më pranë portës dhe tani të gjithë po shohim një lojtar më të qartë dhe cinik përpara portës. Nëse Ançeloti pati këtë intuitë, kjo erdhi edhe për faktin se ai nuk pranon që lojtarët të përgjumen gjatë ndeshjes dhe të jenë gjithmonë dinamikë në fazën sulmuese”, tha De Biazi për “Goal Radio”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here