Topalli e Bregu? Duma: Humbje kohe. Për ish-ministren se ka keq, për ish-kryeparlamentaren, “mos fol marrina” Grida!

0
523

Deputetja e PD-së, Grida Duma e ftuar në emisionin e Jonida Shehut në Top Channel është vendosur në dilemë për të zgjedhur disa nga personazhet më të njohura brenda kësaj partie. E pyetur nga moderatorja se çfarë mendon për Jozefina Topallin dhe Majlinda Bregun, Grida tha se nuk mendon fare për to, sepse i quan humbje kohe.

“Pse duhet domosdoshmërisht të mendoj për to? Nuk mendoj fare, absoolutisht. E kam quajtur humbje kohe, jo sot por gjithmonë”, u shpreh ajo.

E ndersa koha ka treguar se qendrimi per Bregun nuk eshte aq larg se vertetes pasi ish-ministrja ka treguar qartazi “afeksionin rilindas”, nuk mund te thuhet e as te mendohet e njejta gje per ish-kryeparlamentaren.

Grida Duma e ka mandatin e pare si deputete ne PD, dhe dallohet si nje prurje “çiliste” ne seline blu. Nderkohe Jozefina Topalli dallohet si deputete qe nga viti 1996 dhe ka bere opoziten me te forte te PD-se se bashku me Berishen e te tjere aktiviste te shquar demokrate ne vitet e veshtira 1998-2005. Me pas, ajo ka mbajtur detyren e Kryeparlamentares dhe per nga kontributi per partine i ka te pakta shoqet ne PD, edhe sot.

Fakti se Topalli nuk eshte me pjese e PD-se dhe se ka kundershti me lidershipin e saj, nuk i jep aspak te drejte deputes rishtare demokrate Duma ta cilesoje si “humbje kohe” mendimin apo qendrimin ndaj ish-kryeparlamentares.

Me me respekt per figurat kontributore te partise ku ben pjese znj.Duma, pavaresisht se nuk jane me pjese e saj… Dhe nje keshille : “Mos fol ma marrina si keto!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here