Standard.al

Shtogu, bima e artë për shëndet të mirë

0

Vlerat shëndetësore të shtogut përfshijnë: shërimin e të ftohtit, virozave, sinozitit, dhimbjeve nervore, inflamacionit, lodhjes kronike, alergjive dhe konstipacionit. Nëse shtogu përdoret brenda 48 orëve të para të simptomave, atëherë ekstrakti i tij arrin të shkurtojë ndjeshëm kohëzgjatjen e gripit. Por nuk mbaron me kaq. Nëse flasim për fuqinë e antioksidantëve që përmban shtogu, atëherë duhet të dini se kjo bimë përmban më shumë flavonoidë se boronicat, manat goxhi, boronicat e kuqe dhe manaferrat.

Vlerat fantastike të shtogut

Lufton të ftohtin dhe gripin

Shtogu forcon sistemin imunitar në mënyrë natyrale. Kokrrat e tij përmbajnë substanca kimike të quajtura anthocianidinë të cilat kanë efekte stimuluese të sistemit imunitar. Ekstrakti i shtogut është i sigurt në përdorim, efikas dhe një alternativë e lirë për të gjitha trajtimet e simptomave të gripit dhe të ftohtit.

Kundër infeksioneve në sinuse

Shtogu ka vlera të pakundërshtueshme kundër inflamacionit falë përmbajtjes së madhe të antioksidantëve. Infeksionet e sinusit shkaktohen nga inflamacioni i mukozës së rrugëve të frymëmarrjes. Kjo bimë që lufton virozat është premtuese si një kurë natyrale kundër këtyre infeksioneve.

Ul sheqernat në gjak

Lulja dhe kokrrat e shtogut janë përdorur tradicionalisht kundër diabetit. Studimet kanë konfirmuar se ekstraktet e shtogut stimulojnë metabolizmin e glukozës dhe sekretimin e insulinës, duke ulur kështu nivelet e sheqerit në gjak.

Diuretik natyral

Shtogu promovon lëvizjet e zorrëve dhe urinimin. Studimet kanë treguar se shtogu ose varieteti Sambucus ka një rol natyral diuretik, që do të thotë se stimulon urinimin. Mjekët rekomandojnë përdorimin e substancave diuretike kur organizmi ruan shumë lëngje. Një problem i tillë vërehet më shumë tek të rriturit dhe të moshuarit.

Mban lëkurën të shëndetshme

Shtogu ka arritur të bëhet pjesë e industrisë së kozmetikës për shumë arsye. Bioflavonoidët dhe antioksidantët së bashku me vitaminën A, e bëjnë atë të jashtëzakonshëm për shëndetin e lëkurës. Studiuesit janë të mendimit që shumë prej përbërësve të shtogut ndihmojnë lëkurën të qëndrojë e shëndetshme.

Lehtëson alergjitë

Lulet e bimës së shtogut janë pjesë e kurave natyrale bimore kundër alergjive. Duke qenë se alergjitë e stërmundojnë sistemin imunitar dhe shkaktojnë inflamacione të ndryshme, shtogu kundërpërgjigjet duke e forcuar sistemin imunitar dhe qetësuar inflamacionin, rrjedhimisht duke lehtësuar alergjitë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.