Standard.al

Paketa anti shpifje, Bushati: Lojë politike e Ramës

0

I ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në News24, analisti Andi Bushati ka komentuar paketën anti-shpifje të propozuar nga kryeminsitri Edi Rama. Bushati u shpreh se nuk mendon se kryeministri e ka seriozisht këtë iniciativë, por për të larguar vëmendjen nga problemet aktuale.

Sipas Bushatit propozimi i Ramës është një  lojë politike dhe një shashkë e hedhur në ajër, pasi shpifja është e dënueshme në Shqipëri me ligj.

“Nuk mendoj se Rama e ka seriozisht me ketë paketën anti-shpifje, por një lojë politike dhe një shashkë të hedhur në mjedis. Sot me ligjin shqiptar me shpifjen dënohet rëndë. Unë kam qenë vetë në gjykatë dhe më kërkonin 100 mln lekë. Pra ne shpifjen e kemi të dënueshme në këtë vend dhe për çfarë duhet një fabul tjetër. Edhe kjo çështja tjetër e legalizimit të portaleve. Me nxjerrjen e atyre portaleve nga AKEP rezultoi se shumë ishin të pa regjistruara dhe ky është një beteje shterpë. Rama sa herë ka hapur beteja kundër shpifjes ka pasur probleme të mëdha për të zgjedhur. Rama kërkon të heqë vëmendjen për të anashkaluar problemet. Shpifja është e dënueshme”- tha Bushati.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.