Standard.al

Kërkesë Ramës për ndarje pushteti në tavolinë?! Basha: Mashtrim i keq i Ramës

0

Basha u pyet ne studion e “opinion” mbi deklaraten e bera nga kryeministri Rama ” per kerkese te Bashes per ndarje pushteti”.

Lidhur me kete, kreu i PD tha:

“Në radhë të parë dua ta bëj të qartë se është një mashtrim i keq dhe në vetëvete një idiotësi logjike sepse siç e thoni edhe vetë, si mund të merret pushteti në tavolinë?! Forcat politike garojnë. Është një mashtrim i keq i një njeriu që është në pozicion të rëndë që nuk ka as vullnetin dhe as qëllimin të mirëqeverisë, madje nuk ka as vullnetin që të përpiqet që të qeverisë dhe i është dedikuar tërësisht një fushate të ethshme kundër besueshmërisë së opozitës. Për këtë ka angazhuar veten e tij me mashtrime të tilla, ka angazhuar mediat pranë tij, ka angazhuar analistë të paguar prej tij, pseudodemokratë dhe kjo fushatë ka vetëm një qëllim. Një fushatë që zbulon derexhenë e kësaj qeverisje. Shpresa e vetme dhe investimi i vetëm i Edi Ramës është të godasë besueshmërinë e opozitës dhe këtë e bën me pretendimin se ka ende një marrëveshje sekrete Rama-Basha, së dyti duke pretenduar se paskam kërkuar pushtet në tavolinë, së treti duke goditur opozitën në çdo rast, pra me diversion që shqiptarëve u janë bërë bajat. Beso çfarë të duash por pushtet në tavolinë nuk kërkohet dhe smund të merret. Qendrimi im është i qartë dhe i përsëritur. e para, PD do të vijë në pushtet me votën e qytetarëve shqiptarë, së dyti ska për të patur asnjë lloj negociate dhe asnjë lloj marrëveshje me Edi Ramën. Qëllimi dhe objektivi final i betejës tonë politike është largimi i Edi Ramës jo vetëm si kryeministër por largimi i tj nga politika dhe dërgimin e tij para drejtësisë për krimet që është përgjegjës direkt dhe indirekt ndaj shqiptarëve. Deklarata e Ramës për pushtet në tavolinë një mashtrim i keq. Qëllimi i Ramës është të godasë besueshmërinë e opozitës. Marrëveshje dhe negocuata me Edi Ramën nuk ka per të patur! Edi Rama duhet të dalë para drejtësisë!”

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.