Kakavijë/ Sekuestrohet një kamjoni i vjedhur në Greqi, kërkohej nga interpoli

0
153

Një kamion i cili rezultonte i vjedhur në Greqi është bllokuar dhe sekuestruar ditën e sotme në Pikën e Kalimit Kufitar në Kakavijë.

Sipas njoftimit të policisë, rreth orës 15:00 në hyrje të Republikës së Shqipërisë si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme është bllokuar kamioni i tipit Mercedes Benz me targa ZHE4429. Ky mjet rezultonte i vjedhur në Greqi dhe ishte shpallur në kërkim nga Interpoli.

Njoftimi i policisë:

Ne vijim te masave te ndermarra nga policia kufitare per goditjen e trafiqeve te paligjshme, sot rreth ores 15:00 ne hyrje te Republikes se Shqiperise si rezultat i kontrolleve te vazhdueshme nga punonjesit e ketik stacioni, u krye bllokimi i nje automjeti tip kamion, i markes Mercedes Benz me targa ZHE4429, pasi ky kamion ishte i vjedhur ne Greqi dhe i shpallur ne kerkim nga Interpoli, fakt i cili nuk eshte kapur nga punonjesit e doganes greke. Ky automjet po sillej ne shqiperi nga shtetasi S.B nga Tepelena.

Policia kifitare e Pikes Kalimit Kakavije mbetet e vendosur te luftoje cdo fenomen te trafiqeve te paligjshme dhe te vendos para drejtesise autoret.U krye bllokimi dhe sekuestrimi i mjetit ndersa autori eshte shoqeruar ne ambientet e DVP Gjirokaster per veprime te metejshme si i dyshuar per kryerjen e vepres penale “trafikim i mjeteve motorike”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here