Meta takon zyrtarin çek Faltýnek: Ka ardhur koha të kemi linjë ajrore direkte, Pragë- Tiranë.

0
180

Presidenti Ilir Meta është takuar ditën e sotme me Kryetarin e Komisionit të Bujqësisë në Parlamentin e Çekisë, Jaroslav Faltýnek.

Në këtë takim, Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet mes dy vende, duke theksuar një intensifikim të ndjeshëm vitet e fundit.

“Bashkëpunimi mes dy vendeve është intensifikuar ndjeshëm në vitet e fundit në të gjitha fushat. Ju jemi shumë mirënjohës të rinjve çekë për promovimin e bukurive tona natyrore. Mirënjohje për promovimin ndërkombëtar të bukurive të rralla e të panjohura të turizmit tonë malor,” tha Presidenti i vendit tonë.

Meta gjithashtu shprehu idenë e një linje ajrore direkte mes Pragës e Tiranës.

“Ka ardhur koha që të kemi një linjë ajrore direkte mes Pragës dhe Tiranës. Linja ajrore Pragë-Tiranë të jetë funksionale gjatë gjithë vitit. Do t’i fuqizonte akoma më tepër marrëdhëniet mes dy vendeve,” tha kreu i shtetit shqiptar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here