DEPISTIMI I HERSHËM I KANCERIT TË GJIRIT

0
235

Prof.As.Dr.Leonidhe Ndoni

 

 

DEPISTIMI I HERSHËM I KANCERIT TË GJIRIT

Ky muaj është muaji i sensibilizimit kundër  kancerit të gjirit.Ky sensibilizim duhet të jetë i përhershëm.

Kjo sëmundje  fillon si një qelizë para 7-5 vjetësh dhe arrin të diagnostikohet me vonësë kur shumimi i  qelizave kanceroze mund të kapet nga mjetet diagnostike.

Kanceri i gjirit është problem i madh shëndetësor,social dhe ekonomik.

Sipas të dhënave të sherbimit onkologjik,  mesatarisht  në një  vit  vdesin nga kanceri i gjirit 312 gra .

Kanceri i gjirit po  shtohet nga viti në vit, me keqardhje vërejmë  dyfishim të tij,shih me poshtë:

*-Viti 1986-1990             nr. mesatar i rastëve me kancer gjiri  188           incidenca 12.2

*- Viti 1996-2000             nr. mesatar i rastëve me kancer gjiri  320           incidenca 19

*- Viti 2005-2010             nr. mesatar i rastëve me kancer gjiri  394           incidenca 24.2

*- Viti 2017-2018            nr.  i rastëve të reja me kancer gjiri  arrin në 513 (por nuk përjashtohet të jetë dhe  më i lartë , për arsye se një numër të sëmurësh diagnostikohen dhe trajtohen jashtë Shqipërise).Sot dihet që është më mirë të parandalosh se të mjekosh.Prandaj kërkohet depistim i hershëm i kancerit të gjirit

Depistimi i pare në Shqipëri është bërë në 1995 në bashkpunim  me universitetin  La sapieca – IDI Rome dhe IDI Tiranë i cili na ndihmoi  të njihnim gjëndjen e kancerit në Shqipëri  dhe  të bënim diagnozen e hershme të tij.

Nga depistimi i 6000 grave me mamografi +1759 ekografi + 547 citologji+ shoqëruar dhe me biopsi  kirurgjikale  u zbuluan 169 raste me kancer gjiri (shih studimin përkatës). Depistimi i dytë 60000 gra, është realizuar me projektin INTËREG-3 me 2009-2011.

Nisur nga këto të dhëna  dhe  nga eksperienca  jonë 28 vjecare mendoj, që këto studime duhet të vazhdojnë, por më të thelluara dhe me teknologji me moderne. Është fat i madh që ne aktualisht kemi sherbimin  onkologjik në QSUT “Nënë Tëreza”  si dhe spitale privatë cilesore në Shqipëri.

Nqse depiston një kancer gjiri  shanset e suksesit  janë  të medha dhe trajtimi më i lehtë. Testi i depistimit  lejon të zbulojmë një kancer asimtomatik(pa shenja klinike).

Aktualisht bota depistimin e bën në moshen  50-69 vjec.Shkak është se gjysma e rasteve të zbuluara  me  kancer  vërehet në këtë moshe ,ndësa në e realizojme në  40-69  vjec,  sepse konstatojme kancer gjiri në  mosha më të reja edhe 28 vjec,( në një rast të rrallë për ekspërjencen time edhe 18 vjec).

Metoda  më e besueshme e diagnozes së hershme të kancerit të gjirit  është mammografia dhe ekografia. Kërkimet kanë demonstruar  se kush bën një mamografi depistuse shoqëruar edhe me ekografi në këtë grup moshe, ka  mundësi të zvogëloje rrezikun të vdesin nga një kancer gjiri.

 

 

Përse kerkojme që të realizohen kontrollet përiodike:

  • Realizohen falas për të gjithe
  • Përfshin një ose me shume zona  gjeografike, ku diagnostikimi nuk mund të realizohet në  kushtë  të tjera, duke, përdorur  tëknologji modernë dhe mamografet lëvizes
  • Pjesmarje e femrave me ndryshime social ekonomike dhe kulturor dhe mbulimin e plotë    të spenximeve të diagnozes  dhe trajtimit universal në sherbimin publik.

Cilesia : 1.-përmirson  sensibilitëtin  (rrit përformancen në zbulimin e kancerit).

2-përmirson specificlitëtin (ul maksimalisht fallco pozitiv) për të zvogeluar efektet psikologjike dhe trajtimet sekondare invazive në të depistuarit

3.-shkurton kohen e diagnoses dhe trajtimit

4.-shkurton  afatët e diagnoses dhe stadifikimit

5.-përdor  cilësi dhe teknologji në çdo etape depistimi dhe trajtimi

6.-cilësi në pritjen e femrave,humanizëm,kujdes në njoftimin dhe orjentimin drejt strukturave      përgjegjese dhe trajtuese

Diagnoza e hershme kerkon organizim përfekt,disiplinë shkencore,një dokumentacion të saktë:

  • Bashkpunim dhe koordinim ekipor për plotësimin e saktë të dokumetacionit (shih fishat përkatëse ) për çdo ekzaminim të kryer; nxjerrjen  dhe përpunimin statistikor të  të dhënave .
  • krahasimin e të dhënave tona me ato të sherbimeve të specializuara dhe çfare duhet të        përmirsojme.
  • Nxjerrjen e konkluzionëve të sakta shkencore në përfundim të kontrollit;pse jo dhe studime genëtike të thelluara
  • Vlera që ka e hershme e kancerit të gjirit dhe masat që propozojme për realizimin praktik të tyre

 

VLERËSIMI I PROGRAMIT

  • Trasparenc e të dhënave të publikuara
  • Ndjekje e kostos dhe të dhënave ekonomike
  • Vlerësim i rregullt i programit:vigjelence sanitare,dokumentacioni,epidemiologjike,teknologjike dhe dhenja e kënaqësise të sherbimit,  femrave që vizitohen

Të dhenat  duhet ti dergohen mjekut të gjirit dhe mjekut të familjes. Sipas rezultatëve nqse ka dyshim,do t‘ju dergohet  planifikimi për  vlerësime me të detajuara si: ekografi, citologji, biopsi  ose IRM.

 

Diagnoza e hershme kerkon se pari:

  • Sherbim mjeksor të cilesise se lartë
  • Të gjithe mjekët radiolog  që do realizojnë kontrollin e gjirit  duhet të kenë marrë pjesë në kurse  formimi në qëndra shume të kualifikuara
  • Vlerësim në vazhdim të sensibilitëtit dhe specificitëtit të tëstëve diagnostik dhe vlerësim krahasues me  rezultatët e kontrolleve  të tjera.
  • Leximi i mamografive nga 2 radiolog të pamvarur dhe në rast diskordancash lexim nga një i tretë
  • Një radiolog duhet të jetë i aftë të lexoje minimumi 5000 mamografi në vit që të akreditohet për ketë sherbim.
  • Mbledhje vlerësuese e strukturave diagnostikuse shumë disiplinash dhe mbikqyrja e treguesve të cilësise për aspektin imazherik (nuk është turp të organizosh konsulta të kualifikuara , turp dhe paaftësi është të gjykosh i vetëm dhe me siguri të tepruar për rastët e vështira)

 

  • Sherbimi Tëknik
  • formimi teorik dhe pratik në vazhdim i teknikëve të mamografisë
  • jo më shumë se 3% e grave duhet të përserisin mamografinë për defekte tekniko-metodike
  • 97% e grave duhet të kenë një ekzaminim cilësor të pranueshëm
  • 97% e grave duhet të jenë të kenaqura nga komunikimi dhe realizimi i mamografise
  • Gratë duhet paraprakisht të informohen nga tekniket për mënyren e realizimit të mamografise  dhe kohën e marjes se përgjigjes

 

Cilesia e sherbimit  varet nga:

  • pregatitja,eksperienca dhe motivimi i përsonelit
  • paisjet dhe aparaturat mjeksore bashkëkohore që janë në qëndrat tona të specializuara
  • vlerësimi periodik i parametrave cilesor të aparaturave
  • aftësitë komunikuse dhe operative të sejcilit

 

Kontrolli tëknik  i cilesise

Mamografet  Duhet të jenë cilësore dhe duhet të kontrollohen periodikisht nga ekip i specializuar.

Është e ndaluar rreptësisht të behen prova me gra. Për prove duhet të përdoren mamotest dhe rikualifikim  i aparatures.

Ekografi   duhet  të verifikohet  shkalla gri,uniformitëti i imazhit horizontal dhe vertikal,matja dhe filmimi  në CD ose stampimi në film. Citologjia dhe biopsia e drejtuar nën eko do dokumentohet me film, dhe agijen në  brendësi të lesionit që punktohet. Përdoren sonda 10-15 MHz

 

 

Mamografia është një radiografi  gjiri me doza të dobeta( ulta) rrezatimi , ndësa rreziku i rrezatimit është i pa përfillshem.

Kjo mund të realizohet në QSUT , spitalet privatë ,disa nga klinikat privatë të licensuara ose  nga 2 makinat  lëvizese  me aparaturen  speciale për kryerjen  e mamografive. Mamografia zbulon kancere në faza të hershme dhe rezultatët  e trajtimit janë  me të lehta  dhe me  cilësore.

Mamografia sjell të mira dhe  rreziqë.Të mirat se zbulon kancerin në faze të hershme.

Por ajo ka fallco pozitiv   kur dyshohet për kancer ndësa në të vertet nuk  ka kancer. Për ketë kërkohen  trajtime  plotësuse që stresojnë pacientën, deri mikrobiopsise për saktësimin e diagnozës.

Por ka dhe fallco negativ  kur ekziston një tumor i vogël dhe ai nuk diagnosikohet në ekzaminimin e pare (në disa rastë kur leximi i mamografise është realizuar edhe nga 2-3 mjek  specialistë në seri). Keto janë kancere në intërval, që zbulohen në kontrollin pasardhes.

Kjo ndodh për arsye se:

* është e veshtire të zbulohet një kancer i vogel  pa mikrokalcifikime në një gji dens (ndonjëhere nuk zbulohen as në leximin e dytë ose të tretë).Në këto rastë ekografia ka shume vlerë.

* Një shkak tjetër janë zonat memece që nuk zbulohen në mamografitë standartë kryesisht regione supero interne ose retroareolare në gjij dens. Në keto rastë kerkohen  projeksionë suplementare dhe plotësimi me eko ose IRM

 

Duhet që disa femra me rrezik me  të lartë ti informojmë  që të jenë me të kujdesshme.Femrat e ketij grupi mund të  jenë:

  • ato që kanë familjar me kancer gjiri e ovari (konsiderohen e pare familiaret nëna,motra,vellai.Grada e dytë mbesa,gjyshja,tëzja ose halla);nqse kanë dy familjare rreziku mund të jetë me i madh.
  • ato që kanë mutacion genetik,si mutacion BRCA 1 , BRCA 2 . Në keto rastë realizohet tëstimi genëtik i cili mund të  vleresohet:pozitiv,nëgativ ose i pa sigurtë. Një test pozitiv nuk do të thotë që tek ky person do të zhillohet me siguri kancer gjiri (sepse duhen dhe faktore të tjere shpërthyes)
  • të dhena përsonale me karcinoma lobulare in situ, karcinome  kanalikulare in situ,kancer infiltrant të gjirit ose hipërplasi atipike;
  • gji dens ;
  • ato që janë rrezatuar në gji ose toraks .

diskutoni me mjekun tuaj nqse  keni keto të dhena për të realizuar një vlerësim   me specifik   Nëqse keni një nga të dhenat e mesipërme duhet të realizoni:

  • një mamografi në moshe me të re ,
  • një mamografi në kohe me të shkurtër ,
  • një ekografi ose IRM profilaktike

 

Ekzaminimi  klinik. Ekzaminimi klinik duhet të behet  i kujdesshem nga një profesionist  dhe sipas rastit të beje shenimet përkatëse , të cilat  gjatë  leximit të mamografise dhe ekografise, të kihen parasysh nga mjeku imazherist.

Çdo femër duhet të njohi gjirin e saj  dhe për çdo ndryshihet të sinjalizoi mjekun e saj. Autopalpacioni (vetkontrolli me duar) është një element i rendsishem  në kontrollin e gjirit ndermjet intervaleve diagnostikuse. Njoftoni mjekun tuaj për çdo ndryshim që vini re në gjoksin tuaj,në papila (thithat),në palosjet nën gji ,në fosat aksilare (sqëtulla) dhe në zonat  mbi klavikula.

Me gjithse të gjitha ndryshimet që zbuloni mund të mos jenë kanceroze njoftoni mjekun për çdo ndryshim .

Përpara se të merrni vendim  kërkoni dhe mendimin  e spcializuar të mjekut tuaj dhe specialistëve që realizojnë diagnozen e gjirit tuaj.

 

Intërpretimimi i mamografise kalon në disa faza:

*-Kontrolli i cilesise së mamografisë. Mammografia cilësore duhet të japi detaje të hollësishme në të dy gjijtë në menyre që të eliminoje në maksimum gabimet gjatë leximit të saj.

*- Përceptimi. Çdo radiolog duhet të ketë një protokoll të paracaktuar.Për ketë përdoren teknikat dixhitale vlerësuse ose mamoskop speciale të cilet lejojnë vlerësimin krahasues të të dy gjijve me kufizime fushe sipas rastit

*Analiza lezione e konstatuara janë : errësimet,trashje kutanë asimetrike,distorsionë,mikrokalcifikime (shih  klasifikimet përkatëse)

*- Sintëza .së pari behet ndarja e ekzaminimeve nëgative nga ato që rezultojnë të dyshimta ;të cilat kërkojnë rithirje të grave dhe ekzaminime plotësuese(nqse kanë ekaminime të mëparshme bëhet krahasimi me to).

Skematikisht krijohet një skedar:

-Lesione të sigurta beninjë (nuk kërkon ndjekje).

-Lesione probabel beninjë,të dyshimta apo malinjë (kërkojnë studim të mëtëjshem+ekzaminime plotësuese).

Dhenja e përgjigjes. Përgjigjia e një mmografie nëgative do dhenë  brenda 21 ditësh. Kontrolli i  radhës pas 2 vjetësh ose pas 1 viti për moshat  40-59 vjeç

 

 

                        PAS KESAJ KALOHET NË PROCEDURAT  JO INVAZIVE DHE INVAZIVE

Jo invazive

  • Projeksione shtesë,kompresione etj në mamografi

 

  • Ekzaminime të tjera të miratuara sipas protokollit
  • Ekografia
  • Ka supremaci në diagnoze :
  1. sepse është paraprirë nga të dhënat mamografike.

2 .  ka ndjeshmeri me të lartë në moshat e reja dhe gjirin dens.Ekot e gjenëratës se sotme  në doren e specialistëve të aftë arrijnë të zbulojnë kancere të vegjel 4-5 mm.; por edhe raste me kancer intraduktal (brenda  kanalit të qumështit)

  1. Eksperjenca jonë është më e mire në ketë fushe.

Në përfundim mund të themi : se pari ai  që njëh mire të dy tëknikat ka mundësi të beje diagnoze me të saktë e cila harrin deri në 93-96 %.

 

Së dyti sa me e madhe ekspërienca, aq me e madhe diagoza dhe ka me pak fallco negativ.

 

Së treti ndihmojnë në përcaktimin e saktë të patologjise dhe biopsinë e drejtuar.

 

Së katërti nqse mjeku e gjykon të nëvojshme vazhdon studimin e thelluar me:

 

  • Elastosonografi
  • IRM e gjirt

 

Invazive

  • citologji e drejtuar nën eko
  • mikro-biopsi e drejtuar në eko ose IRM
  • vendosje e fillit metalik nën eko ose gjatë mamografise(stëreotaksi)
  • biopsi kirurgjikale para-opëratore(extëmpora)

 

Nisur nga fakti që niveli i lexuesve dhe specialistëve është i lartë,  u përpoqëm të japim një informacion shkencor dhe bazik për personelin mjeksor edhe  për publikun e gjerë të çdo niveli. Kjo do të ndihmoje publikun të kuptoje domosdoshmerinë e  kontrollit përiodik për  të zbuluar kancerin e gjirit në një faze sa më të hershme; por njëkohesisht rrit dhe shkallën e përgjegjësisë për kujdesin që duhet të tregojë përsoneli mjeksor.

Me kerqardhje po konstatojme që forcat imune të popullsise në përgjithsitë e të  grave në vecanti po ulen.Si shkak janë  produktët ushqimore të pa kontrolluara,hormonet që përdoren në industrinë ushqimore si edhe aditivet bujqësore të cilet përdoren pa kritër.Keto  kanë efekte kancerogjenë japin mutacionë genetike dhe ulin forcën imune të popullsisë.   

  Gjithashtu mendoj që një rrezik i madh sot janë dhe preparatët farmaceutike që përdoren pa kritër nga popullsia (disa nga keto preparatë pas 5-7 vjetësh rezultojnë kancerogenë). Nuk është e thenë që me që janë falas, të përdoren  pa kritër(çdo 100 metra ka një farmaci ,cudija shqiptare).Ato duhet ti keshilloje mjeku  specialist dhe kur është e mundur të përdoret mjeksia alternative.

 

Lufta ndaj kancerit  në tërësi dhe kancerit të gjirit në vecanti nuk është vetëm mjeksore por shumplanëshe kerkon bashkrendim me strukturat shtetërore,privatë dhe shoqërinë civile.

Kryetaret e bashkive dhe komunave me kushtët e krijuara sot, të planifikojnë kontrollet me mamografet levizes, për një kujdes me të madh dhe të planifikuar për dg e hershme të kancerit të gjirit.Kjo është një detyre e përhershme e tyre për njohjen e semundshmërisë në zonën e tyre dhe marrjen e masave parandaluse.

Shoqëria civile të ndërmarre fushata sensibilizuse perjodike.Një pjesë e parave që konfiskohen nga droga dhe korrupsioni të përdoren për arsim dhe shendetsi,sepse pa arsim nuk ka komb të ditur dhe të përparuar.Pa shendet nuk ka fuqi ekonomike dhe përparim shoqëror.

Mendoj që legjislativi shqiptar duhet të parashikojë me ligj dhe të dënoje si kriminel ata që ndotin mjedisin, futin ushqime,lënde bujqësore kimikatë dhe aditive me efektë  kancerogenë.Ne mendojme se kursejmë për ushqimet e lira por e paguajme me shtrenjtë me pas me kostot shume të larta të trajtimeve mjeksore(të cilat nuk vleresohen realisht, për demet e mëdha që sjellin në shendetin e popullisë dhe dëmtimet genetike, që japin në rracen e pastër shqiptare).

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here