Dalin të dhëna të reja për udhëtimet e Ballës me narkotrafikantin Bego jashtë vendit

0
303

Taulant Balla dhe Edmond Bego kanë udhëtuar bashkë me datë 7 korrik të vitit 2014, duke hedhur kështu poshtë deklaratën e të mërkurës në studion e emisionit ‘Opinion’.

Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi, të enjten, nxori të dhëna të tjera në lidhje me udhëtimet jashtë vendit të Taulant Ballës me narkotrafikantin Edmond Bego.

Boçi paraqiti disa të dhëna:

Balla tha se ka njohur në vitin 2015 Begon dhe ka udhëtuar me të vetëm njëherë jashtë vendit.

Boçi: Taulant Balla u shfaq para shqiptarëve si peng i krimit dhe parave të pista. Pasi përdori fëmijët e tij për të justifikuar miqësinë me një trafikant ndërkombëtar droge, kësaj radhe përdori fenë për të mashtruar shqiptarët për kohën e njohjes me Edmond Begon.

Nuk është e vërtetë që Taulant Balla është prezantuar me Edmond Begon në vitin 2015 në Xhaminë e Dragosturjës.

Dokumentat zyrtare vërtetojnë se ata kanë udhëtuar disahere me makinë dhe avionë në të njëjtën orë përpara vitit 2015. Të dhënat e sitemit TIMS, provojnë se Balla dhe Bego kanë udhëtuar bashkë në 7 korrik 2014.  

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here