Bayern në krizë, Roben: Më vjen të qesh kur dëgjoj të flitet kështu!

0

Bayern Munchen nuk po kalon ditë aspak të mira, si në kampionatin gjerman, po ashtu edhe në Champions League, pasi që nga 22 shtatori që tashmë tingëllon i largët kur bavarezët fituan 2-0 kundër Schalke 04. Që nga ajo transfertë shifrat flasin për dy humbje dhe dy barazime për skuadrën e Niko Kovac, qëndrimi i tij tashmë është vënë në dyshim.

Loading...

Ndërkohë, në mjedisin e klubit gjerman po flitet edhe për disa ndryshime gjerneraliste, me disa lojtarë si Boateng dhe Muller të cilët nuk po japin efikasitetin e tyre si Roben dhe Ribery pranë skadencës që bëhen material për merkato. Megjithatë pavarësisht këtyre aludimeve të fundit, holandezi, Arien Roben nuk pranon të ketë krizë në ambientin e tyre.

“Lutem të mos më keqinterpretoni por më vjen të qesh kur dëgjoj të flitet për krizë tek Bayerni”, ka thënë ai fillimisht për të përditshmen “Kicker”.“Dortmundi është një rival i denjë  ndërsa skuadra të tjera na kanë superuar në klasifikim, por tashmë presioni është tek ato, duhet te tregojnë se dinë ta mbajnë  këtë ritëm. Nëse që tani do të ishim të parët në tabelë do të mendonin se Bundesliga është bërë monotone. Duke qenë se jemi minus katër pikë, të gjithë kanë nisur të flasin për një krizë por çfarë na duhet të bëjmë është të ruajmë qetësinë për të kuptuar çfarë të përmirësojmë. Stresi nuk ndihmon në këto raste madje të orienton gabim. Unë jam besimplotë tek kjo skuadër”, ka deklaruar mesfushori holandez.

Loading...

Lini nje pergjigje