Standard.al

Basha: Nëse nuk pranohet zgjidhja politike e PD, popullit i lind e drejta ta rrëzojë me çdo mjet Ramën

0

Basha: Ne na takon të propozojmë një zgjidhje politike. Zgjidhja institucionale që ne kemi propozuar është largimi i politikanëve të lidhur me krimin. Pra ti presim kokën dhe jo këmbët.

Pyetje: S’ka për të ndodhur. Çdo bëni në këto kushte?

Basha: Nëse ndodh kjo atëherë popullit i lind e drejta ta rrëzojë këtë qeveri. Asnjë partie politike në bindje time sepse gjerat kanë evoluar, unë si kryetar i partisë kam një formim timin, por po e them sot që asnjë parti politike ne demokraci s’mund të kërkojë rrëzimin e qeverisë me të gjitha mjetet. Por populli i ka të gjitha mjetet ta rrëzojë çdo qeveri me të gjitha mjetet. Në emër të themeleve të bashkëjetesës demokratike.

Pyetje: Këtë e ka thënë Rama me 21 Janar?

Basha: Jo nuk ka thënë këtë ai. Ka thënë gjë tjetër. Tani si mund ta rrëzojë? Mbetet një rrugë. Për mendimin tim ska nevojë për dhunë. Në mendimin tim, 10 mijë, 20 mijë qytetarë të çohen në protestë të përsëritur, kjo qeveri e larguar moralisht dhe politikisht, largohet edhe faktikisht. Pork a shumë rëndësi të ikë me votë në një dimension të plotë popullor. Siç e kemi treguar nuk e kemi vështirësi të mobilizojmë masa të mëdha njerëzish. Ju thoni ishin militant. Por rëndësi ka qën të krijohet konsensusi qytetar që largimi i këtij është një çështje e dorës së parë për demokracinë, sigurinë dhe qeverisjen e vendit. Njerëzit kanë mundësinë dhe të drejtën ta largojnë. Detyra jonë e opozitës përveç denoncimit është të tregojnë vizionin tonë, alternativën tonë dhe të bindim që nuk do ikë një Ramë e do vijë një tjetër. Por do të shembet sistemi që ka krijuar ky njeri. Ku shtyllat e këtij sistemi janë marrëdhënia politikë-krim, marrëdhënia e Ramës me kapitalizmin klientelist që e njohim si oligarki, ku 10 njërës në Shqipëri marrin lekët e shqiptarëve në koncesione dhe kontrata shërbimi pa 0 leverdi publike.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.