Basha: Ndërkombëtarët kanë ndryshuar qëndrim për Ramën

0
182

Basha: Unë ditë për ditë kam takime me njerëz dhe sot kam pasur një diplomat dhe ambasador shumë të nderuar në zyrën time qëndrimi i të cilit është diametrisht të kundërt nga një vit më parë. Kjo jo për shkak të dashurisë ndaj meje por sepse me tha se numri i shqiptarëve refugjatë në vendin e tij është trefishuar në 12 muaj.

Dhe kështu funksionon politika sot për fat të keq, nuk është idealizëm. Ka edhe njerëz me ideal. Shohin interesat e vendit të tyre dhe sot thonë se ka ardhur koha për një bilanc dhe me një ndjenjë faji pranon se propaganda e tij e fuqishme, sjellja e tij prej artisti, mund të na ketë zënë sytë dhe shohin sot se kanë më shumë krim nga Shqipëria, shohin që ata njerëz kriminelë nga Shqipëria në vendet tona i gjejmë këtu biznesmenë madje i gjejmë edhe në parlament apo kryetar bashkie. Shohim më shumë emigracion dhe asnjë prej kompanive të vendeve tona ka 5 vjet që nuk bëjnë asnjë investim.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here