Standard.al

Basha: Donika Prela është peshku i madh i drejtësisë, po prish hetimet. Do mbajë përgjegjësi ajo dhe Arta Marku

0

Pushtetarët në pazare me kriminelët për vota, hetimi i Dibrës ku figuron Damian Gjiknuri dhe Ulsi Manja, në biseda telefonike me kriminelët për vota. Hetimi i Durrësit ku figuron Vangjush Dako, hetimi i Kavajës ku figuron Elvis Rroshi, hetimi i Lezhës etj., hetime të tëra ku figurojnë politikanë kryesorë. Prokuroria sot është nën sundimin total të një njeriu që ka kapur tërë pushtetet.

Është përdorur shumë termi “peshku I madh”, sot “peshku i madh”  është Donika Prela dhe do vijë dita që do të dalë para drejtësisë edhe ajo për shkatërrimin e hetimeve që po bën. Peshku i madh në drejtësi është ajo! Edhe Arta Marku që merr prokurorë dhe i degdis rrugëve që nesër ti gjejë ndonjë gjë. Edhe ajo do mbajë përgjegjësi, do të vijë dita

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.