Arrestohet Stresi, pjesë e një grupi kriminal

0
123

 

Vihet ne pranga reperi i njohur Stresi  si anëtar i një “grupi kriminal që operon në Tiranë në lidhje me aktivitetin e kundërligjshëm me tendencë “Trafikim narkotikësh” dhe “Krimeve kundër personit”, thotë policia.

 Sipas njoftimit zyrtar të policisë, arrestimi i reperit, emri i vërtetë i të cilit është Arkimed Lushaj, 31 vjeç është bërë pas vendimit të dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e cila dha masën arrest me burg në lidhje me veprën penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake”.

“Ndalimi i këtij shtetasit u bë pas një hetimi disa mujor në bashkpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë me metoda speciale të hetimit që janë kryer në funksion të një grupi kriminal që operon në Tiranë në lidhje me aktivitetin e kundraligjshëm me tendencë “Trafikim narkotikësh” dhe “Krimeve kundër personit””, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia bën të ditur se gjatë arrestimit në ambientet e një hoteli në Linzë, gjatë kontrollit të ushtruar, i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi e vogël lënde narkotike e dyshuar kokainë, një armë zjarri pistoletë e tipit “Pjetro Beretta” , si dhe 12 fishekë të modelit 7.65 mm.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here