Vendimi për bastet, Shehi: Mund të hapen hotele me 5 yje vetëm për kazino

0
180

I ftuar në emisioni ‘Arena’ në Ora News, politikani Dashamir Shehi, thotë se ka dyshime të forta që kazinotë po mbyllen për t’u rishpërndarë dhe për t’u përqendruar në duar të tjera.

Hila: Ju keni frikën se kjo është një luftë për t’u kaluar në monopol?

Shehu: Absolutisht! Kam dyshimet e mia për këtë. Në princip e aprovoj. Siç tha do t’i mbylli të gjitha, t’i mbyllë edhe ato online, sepse këta paguajnë qira dhe punojnë disa njerëz. Pastaj të na thotë edhe për sa i përket kazinove, çfarë është kjo rishpërndarje në hotele me 5 yje, 4 yje, sa mban Shqipëria, se edhe kjo është një përrallë. Italia ka dy tre, gjithë ajo Itali e madhe. Nuk është çudi që të bëhen hotele vetëm për kazino. Në Tiranë mund të bëjnë nja 20 hotele, kjo është e njëjta gjë. Zakonisht është një proces përqendrimi dhe kontrolli mbi gjithë sektorin. Përtej dyshimit që kam për zotin Rama se çdo gjë që takon ky njeri një gjë e zezë del nga mbrapa, pas ca vitesh do i thoja se ka bërë një punë të mirë./OraNews

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here