Tragjedia në Krime/ I riu vret 18 persona dhe më pas veten (Foto)

0
148

Të paktën 18 persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën nga sulmi në një kolegj në Krime, rajon ukrainas i aneksuar nga Rusia.

Zyrtarët fillimisht thanë se një “pajisje eksplozive e paidentifikuar” ka shkaktuar shpërthimin në kolegjin teknik në Kerç, por më vonë thanë se të gjitha viktimat vdiqën nga plagët me armë zjarri. Hetuesit rusë thanë se një student 18-vjeçar është përgjegjës për sulmin dhe se ai e ka vrarë veten.

Ai u identifikua si Vladislav Roslyakov. Roslyakov besohet se ka hapur zjarr brenda ndërtesës së kolegjit. Duke folur për incidentin, presidenti rus, Vladimir Putin, tha:

“Është tashmë e qartë se ishte një krim, motivet e kësaj tragjedie po hetohen. Publiku i gjerë do të informohet për rezultatet e punës që po bëjnë autoritetet e zbatimit të ligjit dhe shërbimet speciale”.

Incidenti fillimisht u përshkrua si “akt terrorist”, por Komiteti Hetues i Rusisë e riklasifikoi atë si “vrasje masive”. Njësitë e rojes kombëtare u dërguan në vendin e ngjarjes.

foto galeri

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here