Tirana, aty ku propagandohet gjelbërimi… por lulëzojnë kullat

0
525

Në daljet e shumta të kryebashkiakut të Tiranës Erjon Veliaj, shpesh herë jemi mësuar të shohim propagandimin e “të mirave” që ai bën për qytetin. Gjelbërimi ka qënë ndër pikat kryesore të axhendës së tij, por prapa skenave qëndron gjithnjë betonizimi, i cili krahas klientelës, po shkatërron gjithnjë e më shumë identitetin e kryeqytetit. Në një vëzhgim të bërë nga “Standard” në disa nga rrugët kryesore të kryeqytetit, janë konstatuar hapësirë të mëdha të qena më parë të gjelbëruara, ku ka nisur ndërtimi i disa kullave gjigande. Në 1 qershor të vitit 2001, Rama i shoqëruar nga kryeministri Ilir Meta  inaguruan ndërtimin e lojrave për fëmijët, duke e pagëzuar këtë kënd, me emrin “7-xhuxhat”. 17 vite më pas, është sërish qeveria e drejtuar prej kryeministrit Rama dhe me vendim të Bashkisë, e cila ka vendosur shkatërrimin e këtij këndi duke e rrethuar të gjithë vendin dhe duke ngritur një superkullë. Në rrugën e “21 Dhjetorit” gjithashtu është ngritur tashmë një rrethim me hapësira goxha të mëdha për një projekt gjigand. Sikur të mos mjaftonte edhe në hapësirën e ndërtimit të stadiumit të ri kombëtar, është gati në përfundim tnjë kulle shumëkatëshe. Kjo pamje tregon qartazi se pikësynimi i vërtetë nuk paska qënë ndërtimi i një stadiumi me kushte të mira dhe më shumë vende por ndërtimi i kullës dhe përfitimet që do të ketë nga ajo.

 

Propaganda dhe betoni

 

Politika e propagandimit të vendimmarrjeve për të shtuar gjelbërimin në vend dhe fshehjes ndërkohë në prapaskene te lejeve të shumta të ndërtimi, është një politikë që i ndjek nga pas kryebashkiakët e majtë.  Pasi kujtojmë se Veliaj nuk është i pari që jep pa teklif leje ndërtimi për kulla apo pallate shumëkatëshe. Kujtojmë se në kohën kur ka drejtuar bashkinë e Tiranës ka siguruar lejet më të shumta të ndërtimit. Por duket se pasardhësi i Ramës, Veliaj është më i apasionuar pas shoët të propagandistik. pasi nuk ka ditë që kryebashkiaku i Tiranës të mos dali në TV e të flasë për gjelbërimin pdhe punë te kryera me sukses. Por nderkohë ai gjithnjë “harron” vetëm një gjë: kullat dhe lejet për to.

15 kullat e Edi Ramës

Në një lajm të publikuar disa javë më parë nga ‘Monitor’ janë bërë të ditura lejet e dhëna për 15 kulla:

 

1.Për dy kullat e para, lejet janë dhënë tashmë. “Godinë Polifunksionale DTA (DoënToën Albania)”, me vendndodhje në bulevardin “Bajram Curri”, me zhvillues “DT1” sh.p.k.

 

  1. Një tjetër leje zhvillimi është dhënë për objektin: “Zgjerim i kapaciteteve akomoduese e shërbimeve të Hotel Tirana International, me shtesë anësore dhe kullë me destinacion Hotel dhe qendër multifunksionale tregtare e shërbimesh”, me vendndodhje në Bashkinë e Tiranës, me zhvillues shoqërinë “Geci” sh.p.k.

 

Qeveria ka miratuar projektligjin i cili synoi negocimin e një kontrate investimi prej 250 milionë dollarësh nga një kompani private nga Dubai, e cila ka shprehur interes për ndërtimin e një kulle në zgjatimin e bulevardit të ri të Tiranës. Investitori është “Al Habtoor Investment LLC”, kurse projekti “Kulla Ikonike e Tiranës”.

 

Plani i ri rregullues i kryeqytetit nuk i specifikon sa dhe ku do të ngrihen kullat në Tiranë, por ato pritet të zhvillohen përgjatë viteve. Ndërtuesit kanë pohuar se në Tiranë pritet të ngrihen rreth të paktën 15 kulla. Urbanistët sqaruan se plani synon në ndërtimin e disa kullave deri në 40 kate nga qendra përgjatë zonës së Bulevardit të Ri deri te Parku i Liqenit.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here