Rraja në burg/ Deklarata e papritur e Xhisiela Maloku: Erdha për ta…

1
1029

Pasi ish i dashuri i saj Rexhep Rraja u la sërish në burg, nga jashtë Gjykatës së Apelit Xhisiela Maloku ka bërë ‘avokatin’ e tij mbrojtës, pavarësisht se ishte denoncimi i saj për përndjekje që e çoi pas hekurave.

Në një prononcim për gazetarët 25-vjeçarja tha se kishte shkuar në gjykatë për ta mbështetur ish-të dashurin, pasi ishte i pafajshëm. Po ashtu Xhisiela tha se me Rrajan kishte kontakte dhe se kishin marrëdhënie të mirë shoqërore.

“Erdha për ta mbështetur, për arsye të trafikut arrita vonë. Kjo bëri që mos të isha në gjykatë. Në seancën tjetër do e mbështes. Nuk jam viktimë. Skam presion. Këtë e kam bërë edhe deklaratë noteriale. Ato që kam thënë në media janë të vërteta, dhe duhet të më besoni. Oficeri i policisë është në azil. Skam informacione të tjera. Kam kontaktuar me të, kam marrëdhënie të mira. Kemi marrëdhënie shoqërore. Erdha për ta mbështetur në gjykatë”, tha Xhisiela.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

  1. po kjo we po ja kaloka lavirve ramma e balla,se paku kesaj qe po ben rolin e prostitutes i vun armen kokes e cigare kofshes,por rama e balla me vetedeshir u shiten per nji ngjal lazi tel ilitr meta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here