Rexhep Rraja: Për arsye personale nuk dëshiroj të marr pjesë në seancë.

0
131

 

Në Gjykatën e Apelit Tiranë ka nisur seanca ndaj Rexhep Rrajës, djalit të deputetit socialist Rrahman Rraja. Përmes avokatit të tij, djali i deputetit ka paraqitur kërkesën në Apel për lirimin e tij nga paraburgimi. Vetë Rexhep Rraja ka zgjedhur të mos jetë i pranishëm në seancë dhe ka njoftuar përmes një deklarate mospjesmarrjen.

“Për arsye personale nuk dëshiroj të marr pjesë në seancë”. Argumentat e avokatit, Ilir Murati, janë ato që nuk ka vepër penale për përndjekje apo dhunë ndaj Xhisiela Malokut, siç pretendon Prokuroria. Avokati do të përdorë si argument edhe deklaratat e fundit të vajzës.

Mësohet se qëndrimi i organit të akuzës nuk ka ndryshuar, vazhdon të kërkojë masën “arrest me burg” ndaj Rexhep Rrajës. Gjyqtarja, Shpresa Becaj, do të shqyrtojë kërkesën e Rrajës për liri dorëzuar që më 8 tetor, ndërsa hetimet për këtë dosjen janë ende të hapura nga prokurorja Mirela Kapo.

Rexhep Rraja u arrestua me 30 shtator 2018. Ai akuzohet për përndjekjen e ish-të dashurës së tij Xhisiela Maloku. Por kjo e fundit nga ana tjetër ka deklaruar se me Rexhepin ka pasur vetëm marrëdhënie xhelozie dhe se ai nuk e ka keqtrajtuar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here