Qeveria italiane vendos bllokimin e punimeve për gazsjellësin TAP

0
534

Për herë të dytë, mbrëmjen e së hënës kryeministri Italian Giuseppe Conte dhe dy ministra të kabinetit të tij, kanë pritur një delegacion mjaft të madh të kryetarëve të komunave dhe rajonit të Puglias, ku është projektuar të kalojnë tubacionet e gazsjellësit TAP. Mbledhja ka përfunduar me një “Stop” të rifillimit të punimeve, të cilat ishin ndërprerë në Itali gjatë gjithë periudhës së sezonit turistik veror. Sipas kryeministrit, qeveria e tij kërkon ende kohë për t’u konsultuar me hartografinë e kalimit të tubave, që përbën edhe problemin kryesor të protestës së banorëve të zonës së Melendugno-s, ku mendohet të kalojë gjurma e gazsjellësit. Të gjithë aktivistët shoqërorë dhe përfaqësuesit e zgjedhur të pushtetit vendor në atë zonë kanë të njejtin mendim unik: nuk jemi kundër zgjerimit të burimeve energjetike të vendit, por duhet ndryshuar vendi i vendosjes së tibave, në mënyrë që të mos cenojë ekonomitë tradicionale të zonës së piketuar: turizmin, peshkimin, bujqësinë.

Por ata shkojnë edhe më tej: në rast se qeveria nuk do të marrë parasysh kërkesat e banorëve, do të kërkojnë me insistim dorëheqjen e ministrave përfaqësues të aleates 5 Yjet nga qeveria, forcë politike, e cila ka fituar shumë vota me premtimin se, pot ë vinte në pushtet, do të anulonte kalimin e tubave. Kjo do të thoshte, praktikisht, një krizë e re qeveritare në Itali…

Të gjitha këto dëshmojnë se sa e rëndësishme është bërë për opinionin nëpërkëmbja e të drejtave të njohura publikisht të banorëve lokalë në dhënien e miratimit ose jo të punimeve të rëndësishme investuese. Deri më sot, përkrahësit e realizimit të kësaj linje të gazit natyror nga Azerbajxhani kanë ngritur kundër-argumentin se ndërprerja në këtë fazë e punimeve do të kushtonte shumë. Por, e kundërshton fuqishëm këtë ide një nga kryebashkiakët e zonës, Poti’, sipas të cilit askush nuk i ka llogaritur ndonjëherë kostot që pretendohet se përbëjnë penalitetet, ndërkohë që harrohet me qëllim dëmi që mund t’i shkaktojnë ekonomisë vendase punimet në det e në tokë.

Sipas përfaqësisë së komunës së Melensugno-s, punimet duhet të anulohen, pasi edhe llogaritjet dhe marrja e lejes për to janë bërë të gjitha në mënyrë të paligjshme. Dhe kjo, për të kryer një vepër energjetike, e cila është e panevojshme, e dëmshme dhe madje e rrezikshme për banorët e zonës së bregut pugliez. Që është lejuar në bazë të llogaritjeve të gabuara, gabime në projektim, si dhe me falsifike të dokumentave, që përbëjnë një vepër penale. Për të cilën TAP-i duhet të përgjigjet penalisht dhe civilisht, por, pikë së pari, duhet të ndërpritet dhe të anulohet.

Pra, hallka e fundit e gazsjellësit Trans Adriatik duket se do të jetë më problematikja. Në Itali, debati ka marrë përmasa të mëdha, pasi gjysma e qeverisë, ajo e “5 yjeve”, nuk e do, dhe gjysma tjetër, ajo e “Ligës së Veriut”, e do gazsjellësin. Materialet për ndërtimin e tubacioneve të gazsjellësit në vend janë në terren, dhe anija që do kryejë punimet në det është e ankoruar, por puna ende nuk ka filluar, paçka se do të duhej të kishte filluar që prej ditës së Hënë. Në zonën e Salentos, në Puglia, puna mbetet pezull.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here