Nënkryetari i PD, Paloka: Rama dhe Arta Marku duhet të ishin në burg

0
134

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka postuar në rrjetin e tij social ‘Facebook’ një shkrim ku thotë se kryeministri Rama dhe prokurorja e përgjithshme Arta Marku duhet të ishin në burg.

Paloka shkruan për ekspertizën e zërit të Agron Geron Xhafajt, ku dhe vendosi që nuk ishte i tij.

Postimi i plotë:

“Rama bëri ekspertizën e zërit të Agron Geron Xhafajt dhe vendosi që nuk ishte i tij.

Rama ka parë dhe kamerat e komisariatit të Fushë Krujës dhe vendosi që Balla dhe Rraja nuk kanë qenë në komisariat.

Rama dhe Arta Marku duhet të ishin në burg vetëm për këtë, po ndërkohë njëri është në krye të qeverise e tjetra në shërbim të tij në krye të Prokurorisë”, deklaron Paloka.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here