Kanceri i formimit të rinisë shqiptare. Por… ne flemë, ministria fle, politika fle.

0
185

Nga Artan Fuga.

Sigurisht që profile studimesh universitare si filozofi e përgjithshme, sociologji e përgjithshme, histori e përgjithshme, gjuhë të huaja të përgjithshme, etj., do të thahen, tkurren, mbyllen sepse nuk ka studentë.

Studentët u treguan më të shpejtë sesa politikat arsimore.

U gënjyen nja njëzet vjet tani u doli gjumi, u doli propaganda e lavazhit të truve, u doli pija!

Kështu zgjohet populli, me braktisje totale! Mos e detyroni!

Nuk është ky fare problemi. Ato degë sikurse universitetet gjeneraliste janë bërë kanceri i formimit të rinisë shqiptare. Lëshojnë metastaza që zgjerohen pa fund dhe kapin e degradojnë dhe tregun e punës.

Ato nuk duhej t’i thante mëncuria popullore, por politikat arsimore!

Politikat tona qendrojnë në bisht të spontaneitetit popullor, “bishtizëm” e quante një politikan para nja 100 vjetësh këtë gjë!

Po ku ka politika pa studime!!!

Nuk është fare problemi aty.

Mjaft me tradicionalizma të shekullit, madje të mijëvjeçarit të kaluar.

Problemi është se duhen transformuar rrënjësisht profilet e studimeve në profile dinamike, të shekullit të ri!

Nuk dini t’a bëni, pyesni, mos qendroni me grep në dorë buzë Lanës!

Por, ne flemë, senatet flenë, ministria fle, politika fle.

Po mosni more se i morrët në qafë e do na zerë gjynahu i tyre, mosni bre!

A keni fëmijë vetë o njerëz!

ba ba le !

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here