Forcat amerikane kryejnë sulmin më të madh të vitit

0
201

Të paktën 60 militantë të organizatës Al-Shabaab u vranë në sulmet ajroret të forcave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Somali.

Komanda e forcave amerikane në Afrikë njoftoi mëngjesin e sotëm se bombarduesit amerikanë me pëlqimin e Qeverisë somaleze kanë sulmuar pozicionet e grupit militant Al-Shabaab, në Harardere të provincës Mudug.

Sipas njoftimit bëhet e ditur se në sulm u vranë 60 militantë dhe u shkatërruan disa baza të armikut.

“Po ashtu, mund të konfirmojmë se nga sulmet nuk pati viktima civile”, thuhet në kumtesën e ushtrisë amerikane.

Ky ishte sulmi më i madh i këtij viti i forcave amerikane mbi bazat e Al-Shabaabit në Somali. Në një sulm të ngjashëm në nëntor të vitit të kaluar u vranë së paku 100 militantë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here