Deputetja e PD, Çupi: Kryeministri del bën humor ndërsa mijera femijë s’kanë mundësi të ushqehen

0
126

Deputetja e Partisë Demokratike Dhurata Çupi ka bërë një postuim në rrjetin e saj socail ‘Facebook’ku flet për ditën botërore kundër varfërisë.

Çupi shkruan se “Shqipëria renditet në nivelin më të lartë të varvërisë si vendi me shkallën më të lartë të varfërisë në Ballkanin Perëndimor.”

Deputetja flet dhe për zonat më të prekura nga varfëria në Shqipëri.

“Kjo qeveri ia ka dalë që të ketë shifra të paparashikueshme duke tejngopur një  numër të vogël të oborrtarëve të pushtetit me pasuri ekstreme dhe duke lënë pjesën dërrmuese të popullsisë ne varfëri ekstreme.”- shton deputetja e PD-së.

Postimi i plotë:

Në ditën botërore kundër varfërisë, Shqipëria renditet në nivelin me të lartë të varfërisë si vendi me shkallën më të lartë të varfërisë në ballkanin perëndimor.

Zonat më të prekura nga skamja e varfëria janë ato në veri -verilindje, të diskriminuar qëllimisht nga politikat e kësaj qeverie.

Varfëria ka kapur nivele të paimagjinueshme ne Diber, Burrel, Kukes, Tropoje apo edhe Mirdite

Banka botërore në një raportet e dy viteve te fundit vëren se gati gjysma e popullisë në vendin tonë jeton në kushtet e varfërisë se moderuar ndërkohë që vendet e tjera të rajonit si Mali i Zi, Maqedonia dhe Serbia janë në nivele shumë herë më të ulta të varfërisë, karahasuar me vendin tonë.

Pjesa më e madhe e personave që jetojnë në varfëri absolute jetojnë në zonat rurale, edhe pse ndryshimi  me kalimin e viteve me zonat urbane nuk ndjehet

Varferia e femijeve dhe e moshave te thyera eshte me shqetesuese ne vendin tone

Pabarazia dhe varferia jane dy komponente qe bien ne sy ne shoqerine shqiptare.

Kjo qeveri ia ka dalë që të ketë shifra të paparashikueshme duke tejngopur një  numer të vogël të oborrtarëve të pushtetit me pasuri ekstreme dhe duke lënë pjesën dërrmuese të popullsisë ne varferi ekstreme.

Kjo është shqipëria e 2018 ndërsa kryeministri del e bën humor me shqiptarēt , mijera femije nuk munden te konsumojne dy vakte ne dite , nuk kane ku te flejne apo te shkollohen. Mijera te moshuar enden ne kufinjte eksteme te varferise dhe mijera te rinj braktisin vendin.

Ky eshtë turp , eshte e vertete dhe jo shpifje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here