Deputeti i LSI, Spahiu: Propagandë, kostoja e çekut të bebes, 20 mln euro në vit

0
144

Deputeti i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Përparim Spahiu, i është përgjigjur kryeministrit Rama në lidhje me çekun që do të shpërndajë për bebet ku thotë se nuk është gjë tjetër veçse propagandë.

Ai shkruan se nuk mund t’i besohet një personi, i cili ishte i njëjtë edhe me premtimin për statusin e minatorëve, të pohuar nëntë vite më parë, por sot nuk ka asgjë.

Sipas deputetit Spahiu,  shqiptarët nuk mund të besojnë një person, i cili ende nuk ka larë borxhet dhe del e iu shitet qytetarëve si dhurues.

“Propagandë, vetëm propagandë. KM-ja sot na njohu dhe me kostot që do ketë çeku i bebes, 20 milion euro në vit, ndërkohë që vazhdon historinë e mashtrimit me minatorët për Statusin, borxh i një marrëveshje anëshkruar me ta që në vitin 2009. Si mund ti besohet një njeriu që nuk paguan borxhet ndërkohë shitet si dhurues?! Si mundet që një minator ta stimulosh të ketë fëmijë, binjakë a trinjakë, ndërkohë që me punën e rëndë që bën nuk ka asnjë siguri për shëndetin dhe jetën e mund ti lejë çdo moment fëmijët e tij jetimë pa asnjë të ardhur?!!!

Si mundet të stimulosh lindjet ndërkohë që rinia sheh të ardhme të zymtë dhe mendon vetëm emigrimin?! Si mundet të stimulosh lindjet kur në shkolla paraqiten 140,000 nxënës më pak?! Un shpresoj fort që më 1 Prill nuk do të jesh më KM, urim që besoj fort e bëjnë shumë dhe nga ata që ju premtove rritje page sot..!!!”, shkruan deputeti në “Facebook”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here