Darka për Princin e Monakos, Meta ngriti tre dolli për nder të Princit

0
110

Gjatë darkës zyrtare pas ceremonisë solemne të zhvilluar në Pallatin e Brigadave, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, në respekt të traditës shqiptare, ngriti disa dolli për Princin e Monakos, Lartësisë së Tij të Përndritur, Albert II.

Presidenti Meta, pasi vlerësoi mesazhet e rëndësishme të kësaj vizite, ngriti tre dolli për nder të Princit të Monakos, Lartësisë së Tij të Përndritur, Albert II dhe miqësisë mes vendeve tona.

I ftuar në këtë darkë zyrtare ishte dje edhe ish-ministri i Kulturës së Francës, Frédéric Mitterrand, nipi i ish Presidentit të Francës, François Mitterrand.

Sipas burimeve nga darka zyrtare, në vijim të traditës së dollive, Frédéric Mitterrand, njohës shumë i mirë i Shqipërisë dhe autor i dokumentarit për mbretëreshën Geraldina “Trëndafili i Tiranës” ngriti dje në darkë një dolli për përkujtimin e figurës së Princit Rainieri III, babain e Princit aktual të Monakos Albert II.

Burimet pohojnë se ish-ministri i Kulturës i Francës tha ndër të tjera në fjalën e tij se ndonëse xhaxhai i tij François Mitterrand ishte socialist, ai kishte një vlerësim të veçantë për familjen princërore të Monakos dhe për babain e Princit Albert II, sepse siç do të shprehej “rrallë herë nga një familje mbretërore Rainieri III kishte qenë pjesë e rezistencës anti-fashiste gjatë Luftës së Dytë Botërore madje ishte dekoruar edhe nga De Gol”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here