‘Arena Kombëtare’ drejt përfundimit, FSHF shpërndan video, ja si duket
Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar në faqen e saj zyrtare një video nga punimet e stadiumit ‘Arena Kombëtare’ në Tiranë, ku duket se dita ditës po merr formë.
Në videon e publikuar nga FSHF duket se stadiumit i është ngritur edhe struktura metalike.
Impianti me kapacitet 22 mijë vendesh pritet të përfundojë plotësisht gjatë tremujorit të parë të vitit të ardhshëm.