Standard.al

Tiranë, tregtonte cigare kontrabandë, arrestohet 54- vjeçari

0

Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e sotme një 54-vjeçar të akuzuar për tregtim të cigareve kontrabandë.

Sipas njoftimit të policisë, i arrestuari është F.D, ku i janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale 1750 paketa cigare të llojit Marlboro, Trokaderi dhe Slims.

Njoftimi i plotë i policisë:

Ne vijim te punes operative disa ditore dhe bashkepunimit ndermjet Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane, Drejtorise se Hetimit dhe Antikontrabandes prane

Drejtorise se Pergjitheshme te Doganave u be e mundur finalizimi me sukses i Operacionit “North-South”.
Nga veprimet e bashkerenduara ndermjet ketyre dy institicioneve dhe punes operative u be e mundur kapja dhe sekuestrimi ne cilesine e proves materiale i sasise prej 1750 paketa me cigare te llojeve Marlboro, Trokadero dhe Slims Couture.Ne vijim te veprimeve te kryera nga strukturat e permendura me siper, u be arrestimi ne flagrance i shtetasit F.D. 54 vjec, banues ne Tirane, ndersa shtetasi S.Xh. ndiqet ne gjendje te lire.

Vazhdon puna e metejshme per dokumentimin e plote te veprimtarise se ketyre shtetasve dhe identifikimin e plote te shtetasve te tjere te perfshire ne kete lloj veprimtarie te jashteligjshme.

Arrestimi i shtetasit F.D. u be per Veprat Penale te parashikuara nga Nenet 172, 178 dhe 179 te Kodit Penal.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.