Shitja e “Telekom Albania”, në mëshirë të fatit 400 punonjës

0
156

Kreu i Sindikatës së Postë Telekomit Shqiptar Renato Muçaj thotë se shteti duhet të krijoj një strategji për punësimit të 400 personave para realizimit të marrëveshjes së shitjes së“Telekom Albania”.

“Nga mbyllja e operatorit të kaluar u mbyllën 255 vende pune dhe nga mbyllja e këtij operatorit që rrezikon ose të shitet sepse nuk dihet fati i punonjësve, janë 400 punonjës që rrezikohen të mbeten pa punë. Dhe në opinionin tonë mund të bëjë një rrezik për sigurinë kombëtare. Por, ne jemi shumë të shqetësuar çfarë do të ndodhë me punononjësit”, tha Muçaj duke shtuar se nuk duhet pranuar shitja e njërës prej kompanive më të mëdha celulare në vend te “Telekom Serbia”.

Edhe pse ofertat nuk janë bërë ende zyrtare “Telekom Albania” pritet të kalojë te një prej kompanive që janë aktualisht në treg.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here