Rama: Kanabisi është rrafshuar, droga në Itali, stoqe të së kaluarës

0
154

Kryeministri Rama ka folur sot në studion e emisionit “Dritare me Rudinën” për disa çështje të nxehta të aktualitetit. Një prej më të debatuarave është edhe ajo e mbylljes së basteve online.

Ai tha se rreth 700 mln euro të lëna në baste do spostohen në ekonomi dhe do krijohen mjedise të tjera ku do punësohen këta persona. Kryetari i qeverisë ka folur edhe për kanabisin dhe kapjen e rreth 1.5 ton drogë për pak ditë në Itali duke replikuar ashpër me gazetarët në pyetjen e bërë nga gazetarja se nëse do të ishte e papunë nesër nga bastet ku do punonte?Edi Rama thotë se “Janë rreth 700 mln euro që do spostohen nga kumarhanet në ekonomi dhe të gjitha këto mjedise, këta njerëz që janë të vetëpunësuar do ndryshojë. Ato lokale që iu është rritur vlera në mënyrë artificiale për shkak të bastoreve do kthehen në treg për aktivitete të tjera biznesi.”

“Kultivimi dhe trafikimi i kanabisit, në mbledhjen e grupit parlamentar të 8 tetorit ju keni thënë se e keni çrrënjosur përfundimisht kanabisin. Ndërkohë në ditët e mëpasme janë kapur 1 ton e gjysmë kanabis të kapur në Itali nga Shqipëria. Pyetja ime është keni fakte alternative?” replikon gazetari Erl Murati.

“Kanabisi është çrrënjosur nga Shqipëria dhe këtë thotë raporti i Guardia di Finanza i cili dhe vjet ishte i qartë dhe u prit me entuziazëm nga komuniteti ndërkombëtar.  Këtë vit është rrafshuar komplet. Ndërkohë që ka tek tuk. Janë stoqe të së kaluarës. Nga kapjet që janë bërë andej është më shumë se 1/10 e asaj që transportohej vetëm nga Lazarati dhe janë stoqe të së kaluarës. Janë stoqe të së kaluarës.”shton Kryeministri Rama.

Gazetari Andi Tela pyet se nëse droga është e Saimirit që ka ngel?

Rama i përgjigjet duke i thënë “Ça të them unë ty. Kjo është fjali e njeriu që sikur ka humbur një bast.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here